Nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Spanjës, luftë të përbashkët kundër krimit

143
Sigal

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe homologu i tij spanjoll kanë nënshkruar një marrëveshje për krijimin e një grupi të përbashkët hetimi në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Marrëveshja është nënshkruar në praninë e kryeministrave Edi Rama dhe Pedro sanchez.

“Marrëveshje dypalëshe për krijimin e një grupi të përbashkët hetimi në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar duke përdorur instrumentet e inteligjencës policore dhe hetimit që të dy vendet vlerësojnë të përshtatshme”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Kujtojmë që kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ndodhet në Shqipëri në kuadër të një vizite në Ballkanin Perëndimor, gjatë së cilës ka vizituar Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën, por ka anashkaluar Kosovën.