Presidenti Begaj takohet me Wisner: Mbështetja e SHBA, thelbësore në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

46
Sigal

Presidenti Bajram Begaj priti këtë të martë në një takim të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner. Presidenca njofton se gjatë takimit, kreu i shtetit rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Begaj theksoi gjithashtu rolin kyç të SHBA-së në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Në këtë kuadër, Presidenti Begaj e konsideroi thelbësore mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë.