Nëndrejtori i ISKSH dhe pronar i 12 farmacive që ka rimbursuar ilaçe false sfidon drejtësinë

739
Skandali i rimbursimit të ilaçeve me receta false, duket sikur ka rënë në “qetësi”, pas dorëheqjes së “qetë” të Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit të ISKSH, zotit Astrit Beci, pas arrestimit të Drejtorit Rajonal të Fondit të ISKSH të Tiranës, zotit P. Xhuvani e të një administratori të farmacive fantazmë (i cili e pranoi rimbursimin fals në 4 farmaci fshati). Kjo “qetësi” është tentuar të vendoset, pas deklaratës së qëllimshme të Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja, i cili deklaroi 3 ditë më parë, se “për të për të ndalur krimin e rimbursimit të ilaçeve dhe pastrimin e administratës nga të korruptuarit, ka emëruar Zv/Ministren Milva Ikonomi në krye të Fondit të ISKSH”! Nuk po paragjykojmë “motivin” e emërimit të “Nënë Pashakos” së 19 OJF-ve në shëndetësi, mjedis, arsim, punësim, fëmijë rruge, invalidë, statistika dhe të 4 “bizneseve” private me logon e shtetit në 4 institucionet që ajo ka drejtuar deri tani. Por po kujtojmë faktin, që Ministri Beqja, është i “zhytur” në krimin e rimbursimit fals të ilaçeve si grosist i 3 depove importi ilaçesh dhe pronar i 11 farmacive në Tiranë, i 6 farmacive në Durrës, i 4 farmacive në Korçë, i 6 farmacive në Shkodër, i 3 farmacive në Vorë, i 2 farmacive në Fier, i 4 farmacive në Elbasan etj. Po kështu, me këtë lojë tinzare për të mbyllur dosjen e krimit të rimbursimit fals të ilaçeve, ministri Beqja po kalon në heshtje të plotë edhe faktin, që ai duhet të merret i pandehur nga drejtësia si drejtues i Këshillit Administrativ të ISKSH edhe si Ministër Shëndetësie, që ka firmosur e vulosur licencime për rimbursim fiktiv ilaçesh. 
Duhet të merret në përgjegjësi penale, për faktin që ka urdhëruar mbledhjen e 193 vulave trë mjekëve, duke i mashtruar se do të pajiseshin me vula të reja, ndërkohë që vulat e mbledhura të cilat gjoja janë asgjësuar me urdhrin e tij, i janë dhënë në përdorim Zv/drejtorit të Përgjithshëm të ISKSH Sokol Skuraj, i cili i ka përdorur ato për lëshim recetash false në 12 farmacitë e tij në 22 farmacitë e ministrit Beqja, në 17 farmacitë klienteliste të “tutorit” të tij, deputetit Balla dhe gjithsej në 200 farmaci në Shqipëri, ku realizohej krimi i rimbursimit fals me receta false, vlera e zbuluar e të cilit, deri tani (sipas informacioneve të grupit të hetimit), ka shkuar në 11.9 milionë euro vjedhje! Ai që nuk po preket nga drejtësia është zv/drejtori i ISKSH Sokol Skuraj? Përse nuk merret nën përgjegjësi penale si pronar i 12 farmacive që kanë kryer krimin e rimbursimit fals të ilaçeve? Përse nuk merret nën përgjegjësi penali, si zyrtari i lartë nr. 2 i ISKSH, që ka pasur detyrën e firmës, vulës dhe kontrollit të procesit të rimburismit të ilaçeve? Përse nuk merret nën përgjegjësi penale, për mungesë kontrolli në zbatim të detyrës shtetërore? Përse nuk merret nën përgjegjësi penale për konflikt interesi me detyrën që ka, si tregtar ilaçesh dhe rimbursues i tyre në farmacitë që ka në pronësi? për se nuk shkarkohet nga detyra? Përce nuk denoncohet as ga ministri Beqja dhe as nga deputeti Taulant Balla, i akuzuar publikisht shtetari që e ka emraur në atë detyrë për nepotizëm dhe burim biznesi të pisët me ilaçet? Nuk ka nevojë të shtrohet pyetja se kush nuk jep “viston” për shkarkimin e zv/drejtor-pronarit të farmacive Sokol Skuraj. Nuk ka nevojë të bëhet pyetja, se kush e mbanë ende në detyrë! Nuk është nevoja të bëhet pyetja se cilët e urdhërojnë drejtësinë shqiptare, që të marrë nën përgjegjësi penale zv/drejtorin e ISKSH, shefin e rimbursimeve false të ilaçeve, mikun e deputetit Balla, të “fuqishmin” Sokol Skuraj. Loja aktoriale e ministrit Beqja, po vazhdon, ndërkohë që duhet të jetë edhe ai në tavolinën e drejtësisë si i përfshirë në këtë krim shtetëror, si pjesëmarrës, si aprovues, si heshtës, ose si mbështetës i këtij krimi. 
——————————————————
Shteti i kapur për “fyti” nga klientelizmi, krimi sfidon drejtësinë
Investigimi i gazetës “Telegraf”, lidhur me skandalin e rimbursimit fiktiv të ilaçeve me receta false, ka nisur që në muajin janar 2015, kur burime nga ISKSH dhe shërbimi farmaceutik na informuan, se në tregun shqiptar të rimbursimit të ilaçeve, po vepronte prej vitesh një rrjet hajdutësh të fondeve të rimbursimit të ilaçeve, i cili kishte për skenaristë, aktorë dhe përfitues të miliardave, zyrtarë të lartë të ISKSH, të Ministrisë së Shëndetësisë, deputetë dhe sekserë të tyre, të emëruar në poste drejtuese në sektorin farmaceutik. U desh kontrolli i bërë nga Zyra Ani-Korrupsion në Kryeministri, që skandali të zbulohej e të denoncoj publikisht, paçka se edhe ky raport, nuk është hartuar me faktet dhe autorët real të këtij skandali, të cilat janë shtetarë dhe të afërm e familjarë të shtetarëve, pronarë të 193 farmacive në 9 qarqet e vendit, nëpërmjet të cilave kryhej aktiviteti “lavatriçe” i rimbursimit fallco të ilaçeve, duke përdorur receta fallco, të plotësuar me firma e vula fallco, prej bandës së rimbursimit të ilaçeve. Tashmë skandali ëhstë në tavilinën e drejtësisë. por, çfarë po ndodh me skandalin e ilaçeve? Në qeli, janë vetëm 2 persona, konkretisht drejtori rajonal i Fondit të ISKSH P. Xhuvani dhe 1 administrator i 4 farmacive, i cili ka pranuar krimin me rimbursimin fals të ilaçeve. 
Sigal