Nëna e re thyen karantinën për të lypur: Kam frikë, por fëmijët duan të hanë!

325
Sigal

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej koronavirusit. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.

Ndërsa komuniteti rom në vendin tonë është duke kaluar ditë më të vështira se kurrë më parë. Historia e Eglës, një 24 vjeçare anëtare e komunitetit rom është shumë e trishtë.

Ajo detyrohet të thyejë karantinën dhe të dalë çdo ditë në rrugë për të lypur, pasi nuk ka si ushqen dy fëmijët e saj. Burri i saj është në burg, kurse nga Bashkia e Tiranës që është nën drejtimin e Erion Veliajt nuk ka marrë asnjë ndihmë. Për ‘ora news‘ ajo ka thënë:

Kohët e virusit kam ndenjtur në shtëpi. Vetëm këto dit kam dalë se ngela, donin fëmijët të hanin. Kërkoj dhe te furrat dhe më japin. Kur me ngrenë çohem iki. Kam frikë, por duan të hanë.Ajo ka thënë edhe se ka frikë se mos infektohet me koronavirus, por nuk ka zgjedhje tjetër ndaj dhe duhet të dalë në rrugë të lyp.

Nëna e re kërkon që Bashkia e Tiranës ta ndihmojë, pasi ajo ka nevojë për ndihmë më shumë se kurrë më parë.