Në Tiranë qeni bën njërin për në spital, në Rrogozhinë lopa bën një tjetër

1054
Sigal

Dy raste “sulmesh” nga kafshët janë regjistruar 24 orët e fundit. Rastet e veçuara kanë ndodhur në Tiranë e Rrogozhinë, ku viktimat, repsektive, nga qeni dhe lopa, kanë përfunduar në spital.

Komisariati i Policisë Nr. 4, Tiranë

Më datë 27. 06. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. P., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Dibrës” pranë një kompleksi, qeni i tij ka kafshuar duke i shkaktuar dëmtime shtetasit A. Q., vjeç 32, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital është larguar për në banesë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 27. 06. 2018, në fshatin Okshtun Zambish Rrogozhinë, në afërsi të banesës, duke ruajtur bagëtitë shtetasi Sh. S., vjeç 70, banues në Rrogozhinë, është goditur nga një bagëti e trashë dhe për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekut. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për ngjarje aksidentale.