Në shtator mbyllen 163 qendra shëndetësore në zonat rurale

568
Premtimet për të çuar shërbimin mjekësor falas deri në “kullën’ më të largët skajore të vendit, po zëvendësohen me projektet për ta hequr këtë shërbim edhe nga zonat rurale, duke e përqendruar atë në ambulancat dhe spitalet e qyteteve e të rretheve. Nga burime të “Telegraf”, thuhet se kryeministri ka na tavolinë një projekt për të pakësuar numrin e qendrave mjekësore në ish-komuna. “Shënjestra” e mbylljes ambulancat e fshatrave, në të cilat nuk do të ketë më mjekë, mami e infermierë, për shkak të një skeme të re “rilindëse” të shërbimit mjekësor në Shqipëri. Sipas kësaj skeme, afro 60% e qendrave të banuara në zonat rurale, të cilat deri tani e kanë nga një qendër shërbimi mjekësor, nuk do ta kenë më. Në gjithë Shqipërinë, projekti parashikon të mbyll 163 qendra të tilla mjekësore të grup-fshatrave ose fshatrave të mëdha! Shkak është varfëria buxhetore e shtetit për të përballuar pagat dhe shpenzimet mjekësore për këto qendra! Thuhet se për çdo 2 komunë në kufi me njëra-tjetrën, do të ketë vetëm nga 1 mjek dhe nga 1 infermier, të cilët duhet të përballojnë gjithë nevojat e zonave, gjë që nuk mund të realizohet as me shkuarje 1 herë në javë në çdo fshat e lagje të banuar fshatrash!
Sigal