Në pranga drejtori i spitalit te Peqinit, vjedh energjinë elektrike për klinikën e tij private

623
Sigal

Dashamir Malkja, i përkëdheluri i maxhorancës, i LSI-isë por edhe i qeverisë së djeshme, edhe pse në korrik të 2014 është shkarkuar nga Ministria e Shëndetësisë, pasi vidhte ilaçet e spitalit, ku ai është drejtor dhe furnizonte farmacinë e tij private, si edhe përdorte pajisjet e spitalit po në klinikën e vet, mirëpo, për çudinë e Rilindjes, deri dje ishte sërish në detyrë. Si hajdut i babëzitur i certifikuar nga kontrollet e Ministrisë së Shëndetësisë, ky drejtor i Spitalit Rajonal të Peqinit, Dashamir Malkja u arrestua dje në flagrance, pasi specialistë të OSHEE-së kanë konstatuar ndërhyrje në sahatin e tij. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se “56-vjeçari me profesion mjek, njëkohësisht  drejtori i spitalit të qytetit të Peqinit, akuzohet për vjedhje të energjisë elektrike, prej një kohe të gjatë”. Mësohet se gjatë një kontrolli ushtruar nga ana e specialistëve të OSHEE-së, të shoqëruar edhe nga uniformat blu, u konstatua se 56-vjeçari kishte ndërhyrë në sahat duke bërë të mundur kështu edhe vjedhjen e energjisë elektrike. Përse Ministria e Shëndetësisë e ka lënë deri tani drejtor, këtë hajdut që kishte abuzuar me ilaçet e pajisjet e spitalit dhe nuk e kishte çuar për ndjekje penale?