Në mesditë reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

280
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot deri në orët e mesditës do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me diell.

Më tej parashikohet mot, me vranësira të dendura në të gjithë territorin.

Deri në orët e mesditës do të ketë reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët ndërsa, në jugperëndim dhe veriperëndim deri mesatar, në formë shtrëngatash.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites në jugperëndim dhe veriperëndim reshjet do të jenë të vazhdueshme, me intensitet mesatar deri dhe të lartë, në formën e stuhive dhe rrebeshëve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Nga orët e pasdites deri ato të mesnatës reshjet do të jenë me intensitet mesatar në të gjithë vendin ndërsa përgjatë vijës bregdetare, veriperëndim dhe sidomos jugperëndim reshjet do të jenë me intensitet të lartë.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare dhe e fortë deri në 20-25 m/s intensive përgjatë vijës bregdetare zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 13/23 Re shi stuhi

Kukës 11/22 Re shi stuhi

Lezhë 13/22 Re shi stuhi

Dibër 9/20 Re shi stuhi

Durrës 14/24 Re shi stuhi

Tiranë 15/25 Re shi stuhi

Elbasan 13/24 Re shi stuhi

Berat 12/25 Re shi stuhi

Vlorë 14/24 Re shi stuhi

Korçë 9/18 Re shi stuhi

Gjirokastër 11/23 Re shi stuhi

Sarandë 13/23 Re shi stuhi.