Në Elbasan ka 11 muaj pa mjek, rekomandimet shiten në kancelari

600
Qendra Shëndetësore nr. 1 në Elbasan prej muajsh ka mungesë personeli. Qytetarët denoncuan, se në njërën prej ambulancave mjeku mungon që prej muajit prill të vitit të kaluar, duke sjellë vështirësi në marrjen e rekomandimeve dhe kryerjen e vizitave shëndetësore. Por edhe pse pa mjek e pa rekomandime banorët e kishin të lehtë të siguronin një rekomandim, duke e blerë me lekë në një kancelari kundrejt shumës prej 100 lekë të reja. Infermierja e lagjes “Banesat e Kombinatit” shpjegoi se mjekja e ambulancës ka lënë vendin vakant prej muajsh, pasi fitoi specializimin në Tiranë, duke lënë pa mjek një lagje me 3400 pacientë të regjistruar. Këta të fundit prej rreth një viti sorollaten nëpër ambulanca duke kërkuar rekomandime dhe vizita. Në Ambulancën e lagjes “Brigada 17” , ku tashmë një mjeke kryen vizita për pacientët e dy lagjeve. “Nga 12 vizita që duhet të kryejë në ditë unë bëj 70 të tilla. Nuk është normale dhe nuk u shërbej siç duhet pacientëve”, shprehet mjekja. Edhe në këtë qendër nuk u gjetën rekomandimet, por, sipas sinjalizimeve nga vetë banorët, atë mund ta blije fare thjesht kundrejt një pagese pre 100 lekësh në një kancelari.
Sigal