Në 5 ditët e fundit të vitit, 610 tendera, në 3-5 janar 2024 do bëhen 530 tendera dhe 70 PPP

28
Sigal

Milionat e tenderit shpartallojnë buxhetin: Nga data 25-30 dhjetor janë bërë 610 tendera, ankande e koncesione të përshpejtuara. Edhe viti 2024 fillonë nga datat 3 deri në 5 janar, me 530 tendera dhe 70 koncesione pyjesh, minerare e PPP; shumica të shpallur 3 ditët e fundit të këtij viti. Madje ka tendera janë janë bërë edhe më 25 dhjetor që ishte ditë pushimi zyrtar. Ja institucionet rekord me tenderat, 13 inspektoratet, agjencitë dhe drejtoritë

“Edhe viti 2024 në datat 3 deri në 5 janar, do fillojë me 530 tenderë dhe 70 koncesione pyjesh, minerare e PPP; shumica të shpallur 3 ditët e fundit të këtij viti, madje tenderë janë shpallur e janë bërë edhe më 25 dhjetor që ishte ditë pushimi zyrtar…”

Në këtë fund viti, në regjistrin e Agjencisë së Prokurimeve Publike që varet nga kryeministria, dhe në regjistrin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara që varet nga Ministria e Brendshme, ku zhvillohen 100% e tenderëve me vlera të larta financiare.

Të dhënat tregojnë, se 3 javët e para të dhjetorit, institucionet shtetërore të çdo kategorie e niveli, kanë finalizuar 1790 procedura të shpallura më parë, për tenderë, ankande e koncesione dhënie të pasurie publike me afate 5 deri 10 vite.

Por ndryshe nga ritmi i zakonshëm gjatë muajve të tjerë, në 5 ditët fundit të vitit, madje edhe më 25 dhjetor që ishte pushim zyrtar, drejtuesit e institucioneve e shërbimeve publike, kanë shpallur, kanë bërë e po bëjnë 610 tenderë, ose afro trefishin e krejt muajit dhjetor.

Rekord janë tenderët që ka shpallur Ministria e Shëndetësisë,  Qendra Spitalore e Traumës, spitalet zonale; drejtoria e rrugëve, FSHZH, KESH, OSHEE, 13 Inspektoratet, agjencitë, sektori i Turizëm-Mjedisit, Policia dhe institucionet e drejtësisë.

“Rekord janë tenderët që ka shpallur Ministria e Shëndetësisë,  Qendra Spitalore e Traumës, spitalet zonale; drejtoria e rrugëve, FSHZH, KESH, OSHEE, 13 Inspektoratet, agjencitë, sektori i Turizëm-Mjedisit, Policia dhe institucionet e drejtësisë.”

Ndërsa rekord për shpallje tenderësh më shumicë në fund të vitit 2023, është Bashkia e Tiranës, pasuar nga bashkitë e Durrësit, Lushnjës, Vlorës, Elbasanit, Fierit, Korçës, Gjirokastrës, Krujës, Kukësit, Matit, Dibrës etj., me objekt investimesh e shërbimesh, që sipas planifikimit buxhetor i përkasin 6 mujorit të dytë të vitit 2024.

Ky vërshim tenderësh, po justifikohet me gjoja “merakun dhe nxitimin për të mos djegur fondet vjetore”; por është mashtrim, sepse ligji për djegien e fondeve të pa përdorura brenda vitit buxhetor, është shfuqizuar qysh në qershor 2012, dhe ato i mund të përdoren në vitin pasardhës.

Referuar regjistrave të Agjencisë së Prokurimeve Publike e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, konstatohet se dhe viti 2024 në datat 3 deri në 5 janar, do fillojë me 530 tenderë dhe 70 koncesione pyjesh, minerare e PPP, shumica të shpallur dy ditët e fundit të këtij viti.

Yxhymi i drejtuesve shtetëror mbi milionat e buxhetit të shtetit, në këtë fund vit e në fillim të vitit 2024, ka edhe një tregues tjetër: tenderët e shërbimeve publike, janë dhënë me afat 3 deri në 4 vite ndërsa ankandet dhe koncesionet për objekte, pyje, toka, gurore e sheshe parkimesh janë dhënë me afate 10-20 vite. Pamfleti