Lezhë, sistemohet lulishtja në lagjen “Skënderbeg”, shtohen hapësira të gjelbra

490
Shtimi i hapësirave të gjelbra për një mjedis në funksion të qytetarëve ka nisur të marrë jetë në Lezhë me sistemin e lulishtes, në lagjen “Skënderbeg”. Në të janë vendosur stolat, është shtuar gjelbërimi, dhe është rregullur ndriçimi përreth. Lezha ka nisur që të njohë ndryshimet e para, me transformimin e lulishtes në lagjen “Skënderbeg”.

Tashmë janë vendosur stolat të munguar prej vitesh dhe ndriçimi që transmeton më tepër siguri për kalimtarët. Për kryeqytetarin e Lezhës,ky është vetëm fillimi për të bërë realitet premtimet për mjedisin. Lezha, është një nga qytetet që zgjon më tepër interes për vizitorët vendas apo të huaj, pasi përveç historisë, ofron dhe mënyra alternative për turizëm.
Sigal