6 arrestime në Tiranë, policia jep detajet e sekuestrimit të një bar bilardo

896
Sigal

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe sende të tjera të kundërligjshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. M., 26 vjeç dhe M. Gj., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, bazuar në informacionet e marra se në një bar-bilardo kryhej aktiviteti i kundërligjshëm kriminal në fushën e shitjes së lëndëve narkotike dhe organizimi i lojërave të palejuara, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti. Si rezultat, gjatë kontrollit të bar-bilardos në pronësi të shtetasit E. M. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 37 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një sasi lënde e dyshuar kanabis, një valixhe metalike me fisha (çipsa), 2 aparate celular dhe disa qese plastike që shërbenin për ambalazhimin e lëndëve narkotike. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasi F. C., 20 vjeç, pasi u kap me një sasi të vogël lënde narkotike kanabis, të cilën e kishte blerë tek shtetasi M. Gj., i cili ishte i pranishëm në bar-bilardo”,  njofton policia e Tiranes.

Nderkaq diten e fundi jane kryer eshe arrestime te tjera per vepra te ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. C., 26 vjeç, pasi më datë 21.11.2020, ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit Xh. S. dhe më pas e ka shitur në një servis.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”, duke qarkulluar me mjet në një zonë që është kantier ndërtimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët, shtetasi H. D., 68 vjeç, (i cili ka humbur jetë në vendngjarje) dhe shtetasja D. K., 73 vjeçe ( e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetë në spital).

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I. H., 23 vjeç, pasi në rrugën dytësore Golem-Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.97 mg/l, ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja, mjetin motor me drejtues R. S., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital është larguar për në banesë.

R. K., 29 vjeç, pasi në Rrugën e Dibrës, duke drejtuar mjetin motor në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident, duke u vetëdëmtuar. Ky shtetas ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.