Ndryshon moti/ Paralajmërohet stuhi e madhe me shi dhe erë

172
Sigal

Estofex, sistemi evropian i paralajmërimit të stuhisë, ka lëshuar një njoftim për një stuhi që pritet të përfshijë rajonin e Ballkanit. Sipas të dhënave të publikuara në faqen e tyre të internetit, stuhia do të sjellë reshje shiu dhe erëra të forta. Stuhia do të lëvizë drejt juglindjes gjatë mbrëmjes dhe natës.

Vala e të ftohtit do të lëvizë në lindje në të gjithë Rusinë jugore, ndërsa erëra të forta paralajmërohen edhe për shtetet baltike dhe Bjellorusinë, ku ka edhe mundësi për tornado.

Mot i ngjashëm pritet edhe në Ballkanin jugor që më pas do të lëvizë drejt Turqisë. Nga këto kushte atmosferike do të përfshihet dhe vendi ynë, por nuk dihet sesa do të zgjasë stuhia.

Parashikohet që në lindje të vendit do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Lokalisht reshje në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër. Ndërsa ditën e dielë, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me diell.