Ndryshime për penalitetet për bizneset që nuk lëshojnë kupon tatimor

277
Sigal

Zbuten penalitet për bizneset që nuk lëshojnë kupon tatimor. Në bazë të ndryshimeve të reja ligjore, subjektet të cilët kapen për moslëshim të kuponit për herë të dytë, nuk do t’u mbyllet aktiviteti për 30 ditë nëse ata paguajnë brenda këtij afati, gjobën e vendosur.

Kjo masë lehtësuese u mor pas situatës së rënduar të biznesit nga rënia e fuqisë blerëse gjatë periudhës së pandemisë. Sipas ligjit në fuqi nëse një tatimpages konstatohet për herë të parë duke mos dhënë kuponin tatimor gjobitet me 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë dhe përveç kësaj mase administrative për biznesin bëhet edhe vlerësimi tatimor për tre muajt e fundit.

Në rast të përsëritjes së moslëshimit të kuponit për herë të dytë, përveç gjobës subjektit i mbyllet aktiviteti për një muaj.

Ky penalitet është edhe pika që është ndryshuar në nismën fundit te ndërmarrë nga qeveria. Por qeveria ka vendosur të mos falë përsëritjen për herë të tretë të kësaj shkeljeje, ku përveç gjobës, bizneset qe nuk japin kuponin tatimor konsiderohen evazorë fiskalë dhe kallzohen penalisht.