Ndotja/ Ekspertët japin alarmin për katastrofën që po ndodh në Durrës

600
Sigal

Në një kohë kur në mbarë botën po zhvillohen protesta të shumta për ndryshimet klimatike dhe nevojën për mbrojtjen e mjedisit, në Shqipëri ende vuajmë nga ndotja masive e pasurive natyrore. Kepi i Rodonit është një nga plazhet më të bukura në Durrës, e cila përherë e më tepër po frekuentohet nga vizitorët. Por, uji i ndotur në lumin e Ishmit, i cili zbarkon në det, po sjell një ndotje shumë të madhe në këtë zonë. Gjendja sa vjen edhe degradohet, pavarësisht se banorët shpesh kanë ngritur zërin duke thënë se një situatë e tillë, përbën rrezik për jetën.

Këtë fakt e denoncon edhe organizata mjedisore “Ecovolis”. Nëpërmjet një video sensibilizuese ata bëjnë thirrje që institucionet, por edhe qytetarët të marrin masa sa më shpejt. Duke i bërë kështu një thirrje të fortë shtetit të reagojë ndaj kësaj katastrofe mjedisore.

“Ti që hedh plehrat në lumë dhe vret. Ku jeni? Bashkia, Qeveria, Ministria, Ushtria, Policia…Po helmohet TOKA, UJI, AJRI! Po rrezikohet jeta e mijëra qytetarëve! Ku jeni?”, shkruhet ndër të tjera në denoncim.

Postimi i plotë

Një Tokë, një Det, një Lumë i helmuar nga mbeturina, toksina që vrasin kafshë, peshqë dhe njerëzit që ushqehen me to! Një botë nënujore e shkatërruar, një ekosistem drejt zhdukjes, plot mbetje industriale, spitalore, bimë të helmuara! aty ku peshkatarët, peshkojnë veç bidona në ujëra të zeza, ku ndotja dhe vdekja shpërndahet milje larg!

Mire se erdhet ne Rodon, aty ku ka 30 vite e njëjta katastrofë! Tonelata mbeturina hedhur nga Tirana në Krujë drejt e në detin tonë! Nje denim kolektiv per femijet, per brezin qe vjen pas, per zhvillimin e qendrueshem qe as nuk behet fjalë! Dikur një lumë i pastër, me ujë të pijshem, me plazh dhe turizëm sot një vend rrezik për jetën, për ujerat, për speciet, milje larg!

Ti që lahesh në Durrës a në Lezhë, që ha peshk të zonës ketej! Ti që hedh plehrat në lumë dhe vret. Ku jeni? Bashkia, Qeveria, Ministria, Ushtria, Policia…Po helmohet TOKA, UJI, AJRI! Po rrezikohet jeta e mijëra qytetarëve! Ku jeni?

Gjiri i Rodonit, Grykederdhja e Ishëmit – Masakra vazhdon!

Një Tokë, një Det, një Lumë i helmuar nga mbeturina, toksina që vrasin kafshë, peshqë dhe njerëzit që ushqehen me to! Një botë nënujore e shkatërruar, një ekosistem drejt zhdukjes, plot mbetje industriale, spitalore, bimë të helmuara! aty ku peshkatarët, peshkojnë veç bidona në ujëra të zeza, ku ndotja dhe vdekja shpërndahet milje larg! Mire se erdhet ne Rodon, aty ku ka 30 vite e njëjta katastrofë! Tonelata mbeturina hedhur nga Tirana në Krujë drejt e në detin tonë! Nje denim kolektiv per femijet, per brezin qe vjen pas, per zhvillimin e qendrueshem qe as nuk behet fjalë! Dikur një lumë i pastër, me ujë të pijshem, me plazh dhe turizëm sot një vend rrezik për jetën, për ujerat, për speciet, milje larg! Ti që lahesh në Durrës a në Lezhë, që ha peshk të zonës ketej! Ti që hedh plehrat në lumë dhe vret. Ku jeni? Bashkia, Qeveria, Ministria, Ushtria, Policia…Po helmohet TOKA, UJI, AJRI! Po rrezikohet jeta e mijëra qytetarëve! Ku jeni?#ShqipëriaPaster2020 #VEPRO #PaTyNukBehet

Gepostet von Ecovolis am Mittwoch, 25. September 2019