Ndodh sërish në Fier/ Dhëndri tenton të vetëvritet me thikë në shtëpinë e vjehrrit

333
Sigal

Një 36-vjeçar ka tentuar të vetëvritet në Fier, rasti i dytë në shtëpinë e vjehrrit. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Patos. Policia deklaron se rreth orës 08:30, në banesën e vjehrrit të tij, shtetasit S. A., dyshohet se ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës (thikë), shtetasi T. J., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.