Dita e Flamurit, Macron uron Metën për 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

227
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta në 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Macron në mesazhin e tij të urimit shkruan se dëshiron që marrëdhëniet dy palëshe mes dy vendeve të vazhdojnë të forcohen, pikërisht në fushën ekonomike, në përputhje me strategjinë franceze për Ballkanin Perëndimor që kam miratuar në vitin 2019.

Ndër të tjera ai thekson mbështetjen e Francës ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë.

“Zoti President, me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë dëshiroj t’ju përcjell gjithë përgëzimet e mia dhe në emër të popullit francez.

Dëshiroj që marrëdhëniet tona dypalëshe të vazhdojnë të forcohen, pikërisht në fushën ekonomike, në përputhje me strategjinë franceze për Ballkanin Perëndimor që kam miratuar në vitin 2019!

Përfitoj  nga ky rast për të konfirmuar mbështetjen e plotë të Francës ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë.

Në këtë kontekst përshëndes përpjekjet e mëdha të Qeverisë dhe të popullit shqiptar për të plotësuar kushtet e përcaktuara nga Këshilli në lidhje me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të negovciatave të aderimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.

Ashtu si dhe gjatë Samitit të fundit të Brdos, ju siguroj për angazhimin e Francës në realizimin e kësaj konference të parë.

Përshëndes gjithashtu qëndrimin e vendit tuaj në mbështetje të plotë të politikës së  jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të Bashkimit Europian dhe më gëzon fakti i bashkëpunimit që do të kemi së shpejti në gjirin e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Duke ju përtërirë përgëzimet e mia më të sinqerta, ju lutem të pranoni, Zoti President, sigurinë e konsideratës time të lartë”, thuhet në mesazhin e presidentit Macron.