Gazeta Telegraf/Mafia që importon 7 mijë ton pula të kalbura

483
Sigal

 

 AKU na “vret” përditë, duke lejuar në
treg pula vendi dhe importi që duhen groposur në moshën 24-mujore

 

Përparim HALILI

 

Duket, se edhe Sejko i përzënë nga hipotekat për “ca gjëra të vogla” e ka
nisur detyrën në krye të AKU, si i përzëni turpshëm e me “damkë korruptive” nga
ky post, Isuf Shehu. Drejtori i ri nuk ka verifikuar veprimtarinë e punës së
vartësve dhe “pastrimin” e tyre, por e ka nisur (ç)drejtimin e institucionit e
të shërbimit në terren, duke shpërfillur mediat që denoncojnë abuzimet me detyrën
e kontrollorit të tregut e prodhimit, të cilat në rastin e detyrës që ka AKU,
abuzimet nuk quhen thjeshtë “thyerje disipline” që duhen ndëshkuar si në klasën
e I fillore me “thyerje notë ne sjellje”, por duhen ndëshkuar me përzënie nga
puna, nga funksionet dhe nga shërbimi i AKU, mbasi abuzimet e tyre janë me
pasoja “krim ushqimor që vret qytetarët”! Sipas informacionit të ardhur dje në
redaksinë e “Telegraf”, thuhet se drejtori i tretë çam i AKU, ka këshilluar
stafin e afërt që i ka lënë trashëgim Isufi, me këtë citat: “Mos dëgjoni se akuzat
e gazetave për sigurinë ushqimore, por të vazhdojmë planet që kemi”. Nuk e dimë,
se çfarë planesh ka drejtori Sejko edhe në krye të AKU, por dimë faktin që ditën
e marrjes së detyrës, ai u betua me këtë fjalë: “Unë do vazhdoj punët që ka lënë
përgjysmë Isufi”. Se çfarë punësh ka lënë përgjysmë ish-drejtori i fabrikave të
qumështit, të mishrave, sallameve, restoranteve, importit të miellrave e
drithërave tagji kafshësh, tregut të gjësë së gjallë, bukës, farërave e
fidanëve, pijeve freskuese, ujit e pijeve alkolike dhe vajit ushqimor me në
krye orizin plastik, këtë e di më mirë “shpirti dhe lëkura” e bizneseve
shqiptare, të cilët në 7 muajt e sundimit të tij në krye të AKU, deklarojnë me
zë e me figurë, se “kanë hequr picërinë” nga “politikat e kontrolleve” të
ish-drejtorit. Ne i kujtojmë drejtorit të ri të AKU, se “halli” i shqiptarëve
me ushqimet e skaduara dhe vrasëse që lejojnë batakçinjtë e AKU, nuk janë
shkrimet denoncuese që bënë “Telegraf”, por janë krimet që bëjnë banditët e korruptuar
të AKU në qendër dhe “çetat” e saj në qarqe, të cilat jo vetëm lejojnë krimin
ushqimor në treg e prodhim, por edhe e fshehin atë me akte kontrolli false dhe
analiza false që nuk bëhen dot në Shqipëri, por që plotësohen si të bëra! zoti Në
vijim të mbështetjes së qytetarëve, duke kontribuar me luftën kundër krimit
ushqimor që ju lejoni e fshihni, sot po ju kujtojmë një krim tjetër ushqimor që
ka pllakosur tregun shqiptar dhe vazhdon të veproj fuqishëm e në mënyrë të
pandalshme, masivisht dhe i çertifikuar prej AKU.

 

A e konsumon drejtori i AKU, mishin e pulave kancerogjene e të kalbura që
vijnë edhe nga Somalia?

 

E kemi fjalën për mishin e pulave të importit, që AKU i lejon të futen me
autokolona maunesh në pikat kufitare dhe mishin e kalbur të pulave “plaka” të
pularive vendase, të cilat në vend që të skartohen me groposje nëntokësore pas
2 vitesh jetë e prodhim, çohen në treg si mish i freskët dhe cilësor për
shqiptarët! Tregu shqiptar ka pula kancerogjene. ka pula pa asnjë vlerë ushqimore,
ka pula të fryra e të forcuara me injeksione kimike! Ka pula me mish, që u
zbërthehet edhe me ujë dushi! Ka pula, kockat e të cilave janë kalbësira! Këto
pula plehurina e vrasëse, pa asnjë vlerë ushqyese, paketohen e etiketohen jashtë
kufirit e brenda Shqipërisë, me të dhëna sikur janë me standarde të tregjeve të
vendeve të BE dhe u shiten shqiptarëve! Madje, ka edhe sasi tonelata pulash që
u falen prej tregut e pularive të botës së tretë e të disa vendeve të BE si
mbeturina, të cilat maskarenjtë e tregut shqiptar i fusin në tregun tonë, çertifikuar
si të sigurta e me vlera ushqyese prej shefave dhe kontrollorëve të AKU në PIK
(kufi) dhe në depot e shumicës. Ky falsitet bëhet edhe në thertoret e pularive
të vendit, të cilat përveç rrjepjes së pulave sikur i kanë shqyer qentë, kanë
edhe një krim tjetër që lejohet prej kontrollorëve dhe specialistëve të AKU:
Pulat e vendit paketohen e çohen në treg me gjithë pjesën e kërcirit të këmbës,
kur kjo është kategorikisht e ndaluar edhe prej BE, por edhe me ligjin shqiptar
të ushqimit. Pse? Sepse kërcinjtë e këmbës së pulës, pas rrjepjes dhe kontaktit
me sistemin ngrirës e ftohës, çlirojnë e përcjellin “doza” të rrezikshme infeksioni
për jetën e konsumatorit, madje edhe për evtë infektimin me to të krejt mishit
të pulës, duke e mbushur me përmbajtje kancerogjene. Ka nj fakt krahasues: Edhe
pse pulat që vijnë nga importi janë kalbësira dhe mish kancerogjen prej
abuzimeve me rritjen dhe shëndoshjen e tyre me kimikate, ato nuk lejohet të
futen në treg me pjesën e kërcirit të këmbës. bëni ballafaqimin e pulave të
importit dhe pulave të vendit në treg dhe e konstatoni këtë fakt. Po përse lejohet
nga specialistët dhe kontrollorët e AKU, ky krim e skandal ushqimor që bëjnë
komplekset e mishit të pulës në Shqipëri? këta na i konfirmoi një “kasap”
pulash në një nga komplekset që therin e shesin pula në Shqipëri. Sipas dëshmisë
së tij, kjo bëhet për fitim në peshë! Konkretisht, një pjesë kërciri e pulës
peshon 33 gramë, ose 66 gramë të dyja këmbët. Llogaria bëhet me numrin e pulave
që komplekset terrin e hedhin në treg. Kjo për të fituar edhe nëpërmjet krimit
të çertifikuar nga bozhibozukët dhe xhambazët e AKU në zona që hartojnë
raportet veterinare  e të standardeve dhe
shefave të AKU në qendër, të cilët u pranojnë akt-kontrollet dhe raportet si “të
rregullta”! Vetëm një fakt: Shqipëria importon mbi 6 mijë ton pula kalbësira në
muaj. A ha nga këto lloj pulash, drejtori i AKU? Cilët janë atë që e lejojnë këtë
krim ushqimor?

Vijon