Gazeta Telegraf/ Ja fruti që lufton stresin dhe parandalon plakjen

482
Sigal

Pjepri është një ndër frutat
më të shëndetshëm. Ai njihet për vetitë e tij antistres, lufton të nxehtin dhe
parandalon plakjen. Pjepri ka plot vlera ushqyese dhe ndikon pozitivisht të kockat
dhe lëkura, duke u kujdesur edhe për ngjyrën e kësaj të fundit gjatë verës.
Disa nga vetitë e shëndetshme të pjeprit janë: Është antistresues Sipas një
studimi kryer në Itali ai atribuon vetitë kundër stresit antioksidantit të
njohur si superoksid dismutasi. Ai është një enzimë që transformon substancat e
rrezikshme për organizmin. Është antioksidant. Pjepri përmban vitaminë A dhe C.
E para gjendet në formën e karotenoideve, pigmentet natyralë që i japin pjeprit
ngjyrën karakteristike. Karotenoidet luftojnë radikalet e lira, duke vonuar
plakjen qelizore. Ndihmon sistemin nervor Pjepri përmban sasi të mëdha të
vitaminës B6, e cila është e domosdoshme për të mbajtur nën kontroll
nervozizmin dhe irritimin.