Ndodh në Durrës/ 22 vjeçari rreh nënën e tij, emigrantja shqiptare nga Gjermania denoncon zhdukjen e vëllait

145
Sigal

Policia ka arrestuar 22 vjeçarin me iniciale M.F në Manzë të Durrësit pasi ky i fundit kishte dhunuar fizikisht nënën e tij.

Ndërkohë shtetasja S.Xh banuese në Gjermani ka denoncuar në komisariat zhdukjen e vëllait të saj I.J 50 vjeç, banues në lagjen nr.6 në Durrës.

Njoftimi i Plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Manzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin M. F., 22 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në Komisariatin e Policisë Durrës kallëzon shtetasja S. Xh., banuese në Gjermani, se ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin I. J., 51 vjeç, banues në lagjen nr. 6, Durrës, të cilin nuk e ka gjetur as në banesë. Vijon puna për gjetjen e tij.