Tre aksidente sot në Elbasan, detajet

308
Sigal

Tre aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në Elbasan por nuk ka pasur asnjë të plagosur. Në Gjinar një 42-vjeçar humbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.

Po ashtu në qytet, në rrugën ”Qemal Stafa”, një drejtues në gjendje të dehur doli nga rruga dhe u përplas, por u kap më pas nga Policia.

Kurse në Godolesh, një automjet ka përplasur një motoçikletë.

Mësohet se bilanci i aksidentit të djeshëm në Poroçan të Gramshit ka shkuar në gjashtë të plagosur -jashtë rrezikut për jetën – dhe një viktimë.