Ndihma nga qeveria e Austrisë dhe Sllovenisë për shërbimin zjarrfikës

534
Sigal

Qeveria
austriake dhe ajo sllovene i dhuruan Shërbimit Zjarrfikës 15 motopompa si dhe
15 motosharra. Në ceremoninë e dorëzimit të këtyre pajisjeve në Repartin e
Zjarrfikësve në Tiranë ishte i pranishëm zv/ministri i Punëve të Brendshme
Stefan Çipa dhe ambasadorët e vendeve dhuruese. Duke u ndalur te përmbytjet e
fundit në vend, zv/ministri Çipa deklaroi se për përballimin e tyre u angazhua
e gjithë infrastruktura e shtetit.       

‘’Gjatë fillimit të muajit Nëntor në të
gjithë territorin e Shqipërisë pati një situatë emergjente. Nga data 7-11
Nëntor, si rezultat i shirave të vazhdueshëm, disa lumenj shkaktuan dëme në
pothuajse gjithë territorin e Shqipërisë. U bë thirrje të gjitha strukturave
shtetërore, por edhe biznesit privat të ndihmuar në kapërcimin e kësaj situate.
Prioritet ka qenë shpëtimi i jetëve njerëzore, më pas edhe pastrimi i të gjitha
banesave dhe kthimi në normalitet për t’u rikthyer këto familje në shtëpitë e
tyre”, tha zv/ministri i Brendshëm Stefan Çipa.

Këto
pajisje u dhuruan pas kërkesës për ndihmë që Drejtoria e Përgjithshme e
Emergjencave Civile i bëri Qendrës Europiane të Koordinimit të Përgjigjes për
Emergjenca.

Ambasadorja
e Republikës së Sllovenisë në Tiranë Lea Stançiç tha se ”Sllovenia ka një
bashkëpunim shumë të mirë me Shqipërinë dhe me kontributin tonë i cili është
modest, shpresojmë që këto pajisje do të përdoren në zonat e prekura’’.

Sipas
zv/ministrit të Brendshëm Çipa, pajisjet do të jenë një aset i rëndësishëm në
përballimin e përmbytjeve.

‘Shteti austriak dhe shteti slloven iu
përgjigjen kësaj thirrjeje, duke dërguar dhe këto pajisje që janë rreth 15
pompa për thithjen e ujit dhe 15 motosharra. Ato do u shpërndahen të gjitha
njësive vendore dhe do jenë në shërbim për pastrimin e ujërave nga godinat, të
aluvioneve që kanë dëmtuar rrugët e kanalet, dhe do vijojë dhe në të ardhmen’’, theksoi
ndër të tjera zv/ministri i Brendshëm Stefan Çipa.