Ndihma gjermane, 15 milionë euro për kampusin universitar

271
Konviktet në Qytetin Studenti do t’i nënshtrohen rinovimit, duke përmirësuar kushtet e jetesës për studentët.
Qeveria gjermane e ka çuar në rreth 15 milionë euro ndihmën në formë granti për izolimin termik të godinave të kampusit universitar. 
“Investohet jo vetëm në teknologji, por edhe kursehet energji. Dmth, një faturë më e ulët për shtetin”, tha ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri. 
“Sikurse e përmendi edhe zoti ministër, përmes këtij investimi do të përmirësohet ndjeshëm izolimi termik dhe do të rinovohet sistemi ngrohës krahas kësaj do të rinovohen pajistet sanitare dhe do të ndërtohen dhomat studimit dhe kuzhina”, tha ambasadorja gjermane Susanne Schutz. 
Pas identifikimit të masave të rikonstruksionit këtë vit, faza e ndërtimit nis vitin që vjen dhe zgjat 18 deri në 24 muaj.
Sigal