Ndërtimi te liqeni/ IKMT ribllokon punimet, firma thyen vendimin e apelit

484
Firma ndërtuese e kompleksit të pallateve pranë digës së liqenit artificial në Tiranë ka rinisur punimet, duke thyer në mënyrë të hapur vendimin e Gjykatës e Apelit.
Thyerja në mënyrë flagrante e këtij vendimi gjyqësor ka bërë që Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit të çojë inspektorët për bllokimin e punimeve.
Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici, tha se punimet duhet të ndërpriteshin menjëherë pas vendimit të Apelit. Kjo gjykatë rrëzoi padinë e bërë nga kompania ndërtuese dhe vendosi për pezullimin e punimeve.
Sigal