4 farmacitë e denoncuara, “kurban” të mafies reale të ilaçve

762
Skandali, deri tani me “bilanc” 4.1 milird lekë vjedhje, i rimbursimit të ilaçeve me receta false, gjoja i denoncuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe ISKSH, gjoja “i zbuluar” nga Zyra Anti-korrupsion në Kryeministri që drejtohet nga personazhi “korrupsion” Ergys Hoxha, realisht ka tjetër pamje. Në 1 javë debat mediatik, publik dhe parlamentar, po përmenden emrat e 4 farmacive private, të cilat akuzohen me fjalë rruge, si “qendra” të skandalit. Në fakt, skandali i rimbursimit fiktiv të ilaçeve të pacientëve me sëmundje të rënda, sipas provave që ka prokuroria, rezulton se e ka “rezidencën qendrore” në kupolën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në kupolën e ISKSH, menaxhuar nga zv/drejtori i ISKSH Sokol Skuraj, ose sekseri i Ministrit Beqja dhe i përkëdheluri i deputetit të Librazhdit, që e ka “graduar” në atë detyrë, për të bërë këtë biznes të pistë, ku sipas hetimeve të derisotme të prokurorisë, ky grup i strukturar i krimit të tregut dhe rimbursimit fiktiv të ilaçeve, kontrollon biznesin e 133 farmacive në qarqet Elbasan, Fier, Durrës, Korçë, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër e Tiranë. Çfarë po ndodh? Gazeta “Telegraf” po vijon investigimin e saj, referuar dhe informacioneve nga organi i hetimit, prej të cilave rezulton një skandal i rëndë, ose më saktë, një lojë e pistë që ka si treg inskenimin e një krimi fiktiv, për të fshehur krimin që ka ndodhur, me synimin për të spostuar vëmendjen e drejtësisë nga krimi real që ka ndodhur në zyrat dhe institucionet e shtetit shqiptar. 
Denoncimi për 4 farmacitë që nuk ka asnjë lidhje me abuzimin, lojë për të spostuar hetimet nga mafia reale e ilaçeve 
Burime të gazetës “Telegraf”, marrë nga grupi hetimit të skandal-krimit të rimbursimit të ilaçeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Tiranës, na konfirmuan se 4 farmacitë e denoncuara nga Zyra Anti-korrupsion e Kryeministrisë dhe pas plasjes së skandalit denoncuar “me nxitim” edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe “sekserja” e saj ISKSH, janë një lojë e ndyrë mafioze e hajdutëve të vërtetë, që është inskenuar prej tyre. Në raportin e Zyrës Anti-korrupsion të Kryeministrisë, përmenden 4 farmaci “fshati”, si qendra abuzimi. Pse? Hetimet e bëra deri tani ngë drejtësia, konfirmojnë se këto 4 farmaci periferike që janë kryqëzuar qëllimisht prej kupolës mafioze të rimbursimit fiktiv të ilaçeve, rezultojnë prej vitesh më aktivitet të rregullt, madje të kontrolluar sistematikisht prej shërbimit farmaceutik. Befasisht, farmacitë që kanë shërbyer me aktivitet në “Lundër”, farmacia “Adelina”, farmacia “Nutrimed 2012” në Mëzez (komuna Kashar) dhe farmacia në Bërzhitë, janë bërë “kurban” i bandës faramceutike shtetërore, që e ka pultin e komandimit në Ministrinë e Bujqësië dhe në ISKSH, prej nga është organizuar krimi financiar i rimburismit të ilaçeve fiktive nëpërmjet 21 farmacive private të Ministrit Beqja, 13 farmacive të zv/drejtorit të ISKSH Sokol Skuraj dhe mbi 160 farmacive të tjera të klientëve të tyre, të cilat vulosinin e firmosinin receta ilaçesh që nuk shiteshin as në farmacitë të cilave u shënohej emri dhe që as nuk futeshin nga importi në Shqipëri. Dje gazeta “Telegraf”” bëri një investigim në zonat ku gjenden 4 farmacitë e “kryqëzuara” qëllimisht nga banda reale e abuzimit me rimbursimin e ilaçeve dhe konstatoi se këto farmaci kanë zbatuar në çdo aspekt ligjshmërinë dhe detyrimet fiskale e kontraktuale me shtetin dhe DRKSH, në shërbimin tregtar e sigurinë si farmaci. Fakti është ky: Kallëzimi i bërë nga Ministria e Shëndetësisë, ISKSH dhe Zyra Antikorrupsion e Kryeministrisë për 4 farmacitë në “Lundër”: farmacia “Adelina”, farmacia “Nutrimed 2012” në Mëzez-Kodër (komuna Kashar) dhe farmacia në Bërzhitë, është kallëzim totalisht i rremë, i përdorur nga mafia shqiptare shtetërore e ilaçeve dhe e rimbursimit të tyre, për të maskuar krimin që kanë bërë, që deri tani ka shkuar në 4.1 miliard lekë vjedhje rimbursim ilaçesh në letra false. Sipas burimeve të derisotme të prokurorisë, grupi i hetimit konfirmon se lojën e keq-përdorimit të 4 farmacive e ka dirigjuar qëllimisht Ministria e Shëndetësisë, duke përdorur ato si ”kurban”. Nga biseda që zhvilluam dje me kryetarin e komunës Kashar, zotin Besnik Fuçia, mësuam se farmacia “Nutrimed 2012” në Mëzez-Kodër (komuna Kashar), ka një aktivitet korrekt, si nga shërbimi ndaj komunitetit, edhe nga cilësia e ilaçeve dhe çmimet e rimbursuara, të cilat i ka respektuar sipas ligjit. Po kështu, dje zhvilluam edhe një bisedë më kreun e komunës Farkë, zotin Fatbardh Pllaku, i cili shprehu vlerësim të shkallës sipërore për shërbimin dhe korrektesën e farmacive në Lundër. Ky vlerësim u shpreh edhe për farmacitë “Adelina” dhe farmacinë në Bërizhtë. Këtë vlerësim pozitiv për këto 4 farmaci e ka futur në dosje edhe grupi i hetimit i prokurorisë, i cili ka nisur të zbardh jo vetëm krimin e rimburismit, por edhe lojën që po bëhet me pëdorjen e qëllimishme të emrave të disa farmacive të tjera, të cilat nuk janë pjesë e këtij skandali. Nga burime prej shërbimit framaceutik shtetëror, mësuam se 4 farmacitë në “Lundër”, farmacia “Adelina”, farmacia “Nutrimed 2012” në Mëzez-Kodër (komuna Kashar) dhe farmacia në Bërzhitë, kanë qenë në aktivitet deri në muajin mars 2015, ndërsa kontrata e tyre me shitje ilaçesh me rimbursim, me zbatim të rregullt detyrimesh ligjore e kontratuale me shtetit, ka qenë në aktivitet nga muaji nëntor 2014, deri në muajin mars 2015, Pra, vetëm 5 muaj. Skandali i rimbursimit të ilaçeve, sipas hetimeve të deritanishem ka nisur 2 vjet më parë e deri 1 javë më parë, kur u zbulua dhe u shpall publikisht, fshehur prej 1 viti nga Zyra Antikorrupsion e Kryeministrisë, prej ISKSH, prej DRKSH dhe prej vetë shtetit. Sa për saktësim, investigimi i bërë nga gazeta “Telegraf” ka zbuluar faktin skandaloz, që çdo punonjës i Ministrisë së Shëndetësisë, i ISKSH dhe DRKSH kanë si biznese nga 3-4 farmaci, ndërkohë që shefat e mjekësisë shqiptarë nga kupola e Ministrisë “Beqja” e deri në ISKSH e DRKSH kanë nga 10-15 farmaci private, të cilat nuk i kontrollojnë, nuk i tatojnë, nuk i regjistrojnë në QKR dhe bëjnë tregti ilaçesh me letra fiktive e me ilaçe të skaduara. Pikërisht këto janë farmacitë të cilat janë “prodhuar” skandalin dhe nuk janë katër farmacitë “viktima” që ndodhen në fshatrat e Tiranës. 
———————————–
Vlera financiare e skandalit, po kalon vjedhjen e Bankës së Shtetit
Ditën e publikimit, skandali i fshehur qëlllimisht prej 1 viti, nga shefi të Zyrës Anti-korrupsion në Kryeministri Ergys Hoxhaj, dhe që po tentohet të kaloj “pa u lagur” duke keqpërdorur në raportin e kontrollit dhe në denoincim emrat e 4 farmcieve që nuk kanë asnjë lidhje me të, rezultoi me 1.5 miliardë lekë. Tre ditë më parë, rezultoi se ishin vjedhur 3.7 miliardë lekë. Pardje rezultoi se skandali ka shkaur në shifrën 4.1 miliardë lekë. Ndërsa dje, burime nga organi hetimit, na konfirmuan se shifra ka shkaur në 8 milion euro vjedhje rimbursim, pa llogarritur 20% TVSH. Kjo shifër po konfirmohet përditë edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), një nga financueset e projektit të financimit të rimbursimit të ilaçeve në Shqipëri, në masën 75%. Prej 1 jave, skandali që ka bërë kurban 4 është “hapur” mbi tavolinën e drejtësisë. , nuk ka kaluar me “batuta” në parlament, siç kanë kaluar skandalet e 72 koncesioneve të tjera të ilaçeve, 19 koncesionet e ushqimit në spitale, 6 koncesionet e mbetjeve spitalore, 2 koncesionet e pagesave të fondeve të urgjencave të aksidenteve rrugore tek privatët, 3 koncesionet e parkingjeve të automjeteve në QSUT, 11 koncesionet e dhënies me qira të mjediseve të spitaleve publike për spitale e klinika private klienteliste, 1 koncesion kombëtar për shitjen e laboratorëve spitalorë, 28 koncesionet e blerjes së pajisjeve spitalore, 1 koncesion klientelist monopol i “Check-up” për moshat 40- 65 vjeç e shumë të tjerë. Gazeta “Telegraf” e ka denoncuar që 3 muaj më parë këtë skandal me rimbursimet fiktive të ilaçeve që nuk ekzistonin, por shteti i futur në “reanimacionin” e këtij krimi të rëndë financiar dhe drejtësia e futur në “narkozë” prej ryshfetit të shtetarëve të implikuar në këtë vjedhje gjigande, kanë heshtur.
Sigal