Ndërtimet tek Diga, gjobë 10 mln lekë kompanisë…për ndotje mjedisi

481
TIRANE – Kompania “Gener 2” është gjobitur me një shumë prej rreth 10.000.000 lekë nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, lidhur me ndërtimet e kompleksit të pallatit 17-katësh që po kryen tek diga e Liqenit Artificial.
Sipas komunikatës së ISHM, masa administrative e gjobës është marrë jo për ndërtimet që po kryhen por për pastrimin e terrenit përreth, çka ka bërë që ambienti të ndotet në këtë zonë si pasojë e punimeve që kompania “Gener 2” po kryen.
Kryeinspektori i ISHM Ergys Agasi theksoi se nëse kompania nuk merr masa për pastrimin e terrenit brenda afatit 10 ditor, atëherë Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit do të bëj pezullimin e punimeve. 
Ndërtimet që po kryhen në këtë zonë, prej kohësh kanë sjellë reagimin e Shoqërsië Civile si dhe të ambientalistëve të cilët janë shprehur kundër këtyre punimeve që sipas tyre jo vetëm që shkatërrojnë të vetmen hapësirë të gjelbër por edhe vënë në rrezik vetë digën e Liqenit Artificial. 
Sigal