Ndërron jetë shqiptarja e parë nga koronavirusi, konsullja shqiptare jep detajet

517
Sigal

Gjatë emisionit “Real Story” në “News 24”, në një lidhje direkte në Skype, Konsullja Shqiptare në Milano të Italisë Anila Pojani, konfirmoi viktimën e parë shqiptare.

Mes viktimave në Itali ajo thotë se është edhe një shqiptare me origjinë nga Durrësi.

Ajo tha se prindërit e viktimës ndodhen në karantinë dhe ceremonia mortore është pezulluar për shkak të situatës.

“Kemi konstatuar se qytetarja nga Durrësi ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak dhe ka rezultuar pozitive me koronavirus. Dokumentacioni zonjës ka mbërritur sot në Konsullatë. Djali, vajza dhe bashkëshorti i të ndjerës janë të gjithë në karantinë. Ceremonia mortore është pezulluar, për shkak të situatës. Të gjithë viktimat janë në morget përkatëse. Ky virus u përhap shpejt dhe ishte i panjohur. Masat parandaluese këtu në Shqipëri u morën shumë shpejt, u pezulluan aktivitetet sportive, kulturore, u mbyllën muzetë, teatrot etj”, tha Pojani.