Ndërron jetë një prej të pandehurve Shtyhet gjyqi ndaj Shpëtim Gjikës

507
Sigal

TIRANE– Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në datën 6 nëntor seancën ndaj kreut të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika dhe 4 të pandehurve të tjerë. Avokati i njërit prej të pandehurve ka kërkuar shtyrjen e seancës, pasi klienti i tij Gëzim Feta ndërroi jetë për shkaqe natyrale më datë 18 tetor.
 
Në seancën e sotme pritej që mbrojtja të jepte pretendimet e saj, si dhe do të jepej vendimi ndaj Gjikës.
 
Në seancën e kaluar akuza paraqiti konkluzionet e saj, duke kërkuar 4-vjet burgim për Kryebashkiakun e Vlorës dhe heqjen e të drejtës për t’u punësuar në shërbimin civil për një periudhë të paktën 5-vjet.
 
Kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika dhe të pandehurit e tjerë janë gjetur fajtor për “Falsifikim i dokumenteve nga personi që ka për detyrë t’i lëshojë ato, kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë, Ndëtim i paligjshëm të kryer në bashkëpunim”.