Ndërprerje e energjisë elektrike ditët në vijim në Tiranë, zonat dhe oraret

199
Sigal

Të shtunën dhe të Hënën do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në kryeqytet. OSHEE sqaroi se energjia elektrike do të stakohet për shkak të rikonstruksionit të kabinave. Më 3 Korrik, do të ndëpritet energjia elektrike gjatë orarit 09:00-16:00, pjesërisht te blloku i pallateve 9-katëshe. Ndërsa më 5 Korrik, gjatë fashës orare 10:00-16:00, nuk do të ketë energji elektrike në zonat: Pjesërisht Rruga “Gjergj Legisi” (Laprakë) dhe rruga “Don Bosko”, zona e Pallateve Hawai.