Ndahet papritur nga jeta aktori i njohur i humorit, pësoi ishemi celebrale (EMRI)

306
Sigal

Aktori i njohur i humorit Haki Spaho është ndarë sot nga jeta në moshën 70-vjeçare. Prej 40 vitesh ai ishte pjesë e estradës së Sarandës. Spaho ndërroi jetë pas ishemisë celebrale.

70-vjeçari ka luajtur në një numër të pafundëm rolesh e personazhesh dhe konsiderohej një talent i lindur.

Mungesa vitet e fundit e shfaqjeve të Estradës së Sarandës, ishte njëherësh dhe një mungesë e shijimit të lojës së Haki Spahos dhe shakave e batutave prej tij. Ai doli në pension para katër vjetësh, ndërkohë që më parë bëri një kalim nga estrada në Teatrin e Kukullave.

Ai bënte një jetë të thjeshtë qytetare, i apasionuar dhe pas peshkimit, duke përcjellë në publik rrezatimin e një njeriu me sens artistik edhe në sferën e marrëdhënieve shoqërore. Saranda dhe jo vetëm do ta kujtojnë përherë me respekt aktorin e humorit, Haki Spaho.

EMRI/ Ndahet papritur nga jeta aktori i njohur i humorit, pësoi ishemi