Ndahet nga jeta ish-drejtori i Policisë së Shtetit, nesër homazhet

613
Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme ish-drejtori i Policisë së Shtetit Sokol Baraj.

Policia njoftoi se homazhet do të kryhen gjatë ditës së nesërme (12 mars) duke nisur nga ora 09:00 deri në 10:30 minuta në hollin e Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Ai është ndarë nga jeta për shkak të një ataku në zemër në moshën 53 vjeçare.

Kush është Sokol Baraj:
Drejtor i Policisë së Shtetit – Koha e qëndrimit në detyrë: 3 korrik 1997-16 maj 1998 (dhjetë muaj e gjysmë).
Ka punuar deri në vitin 1993 në SHIK, largohet për shkak të reformës, në 1997 zëvendësministër i Rendit e më pas drejtor i Përgjithshëm i policisë.
Më pas karriera e tij vazhdon si këshilltar i kryeministrave shqiptarë për probleme të rendit dhe sigurisë dhe sërish në Shërbimin Informativ.
Më pas, pedagog në Akademinë e Rendit dhe nga viti 2005 e nxjerrin në lirim.
Në vitet 1990-1991 ai ka qenë drejtues i Komisariatit të Kavajës.
Ndërsa ka luajtur edhe me skuadrën e Dinamos, si portier.
Sigal