Naftëtarët e Ballshit në ditën e tretë të grevës: Këtu do jemi derisa të na japin zgjidhje

314
Sigal

Naftëtarët e Ballshit vijojnë sot në ditën e tretë të grevës së urisë. Gazetarja Valbona Davidhi raporton se ndonëse kanë kaluar tre ditë nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritetet përkatëse.

“Vuaj nga diabeti. Ne do vazhdojmë, pa u plotësuar kauza jonë ne këtu jemi. Do sakrifikojmë”, u shpreh një prej tyre.

Pjesë e grevistëve është edhe kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj. Ky i fundit i bëri edhe njëherë apel për t’i dhënë zgjidhje problemit të tyre, pasi prej muajsh naftëtarët nuk kanë marrë pagat.

“Problemi jonë është më që të na japin zgjidhje. Unë do të përdor një thënie të kryeministrit, kur ra pandemia, u është drejtuar pronarëve të shesin vilat dhe të paguajnë punëtorët. Ne kemi një vit pa pronar. Ndaj i jemi drejtuar shtetit. Le të vijë pronari dhe pastaj të tregojë detyrimet. A kemi familje ne?”, u shpreh ai.