Naço: Nuk kam konflikt me KLD Rëndësi ka të respektohet ligji

528
Sigal


ELBASAN
 – “Konflikti me Këshillin e Lartë të Drejtësisë nuk është personal, por parimor që në thelb ka zbatimin e ligjit”. Kjo ka qënë përgjigja që ministri i Drejtësisë, Nasip Naço dha nga Elbasani, në lidhje me përplasjet e vazhdueshme që ka pasur me këtë institucion, siç është reforma e KLD-së apo rrëzimi i masave disiplinore nga anëtarët e KLD-së për gjyqtarët që janë gjetur me shkelje.
Naço ndër të tjera u shpreh se prioritet i kësaj qeverie është ofrimi i një shërbimi cilësor karshi qytetarëve në cod aspekt dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit. “Unë besoj që nuk kam ndonjë konflikt me KLD. Ndonjë konflikt që është midis dy institucioneve është në zbatimin e drejtë të ligjit. Po e nis prapë me fjalën time dje para të gjithë qytetarëve që në programin 300 ditësh një nga objektivat tona kryesore është dixhitalizimi i sistemit të drejtësisë se kjo do i shërbej qytetarëve dhe do parandalojë rastet e korrupsionit”, u shpreh ministri Naço.
Deklarata e ministrit të Drejtësisë u bë gjatë inagurimit të restaurimit të zyrave të Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në qytetin e Elbasanit