Aksident gjatë natës, makina kthehet përmbys në Tiranë

110
Sigal

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në Tiranë. Mësohet se rreth orës 1:00 një makinë është përmbysur në afërsi të zonës së Pazarit të Zi.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja dhe as nëse ka të lënduar a jo. Autoritetet policore kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërkohë që pritet për një njoftim zyrtar.