Digjen tre makina në Shkodër, dyshimet e para

92
Sigal

Tre makina janë djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Shkodër. Të tre mjetet kanë qenë të parkuara në momentin që kanë marrë flakë dhe janë djegur.

Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Nuk dihet në pronësi të kujt ishin mjetet dhe shkaku i djegies së tyre. Pritet të zbardhen më shumë detaje nga ngjarja në fjalë.