Naim Balluku/ Pensionet italiane për të riatdhesuarit për vitin 2016

594
Reforma Monti dhe pensionet e pleqërisë në Itali

Në kuadrin e reformave “Monti”, në Itali ka ndryshime thelbësore në legjislacionin e sigurimeve shoqërore, që kryesisht lidhen me zgjatjen e moshës së përfitimit të pensionit, duke e korrektuar me koeficientin e jetëgjatësisë (speranza di vita), si dhe mënyrën e llogaritjes së pensionit, të cilat prekin sigurisht dhe emigrantët shqiptarë në Itali. Për punonjëset femra të punësuara në sektorin privat, nga 60 vjeç që ishte mosha për pension pleqërie normale deri më 31. 12. 2011, filloi një rritje graduale e moshës, në 62 vjeç në vitin 2012. Deri më 31. 12. 2015 mosha për gratë është rritur në 63 vite e 9 muaj, për të shkuar 66 vite e 7 muaj në vitin 2018. Po kështu mosha e daljes në pension për burra, nga 65 vjeç që ishte deri më 31. 12. 2011, u bë 66 vjeç më 1. 1. 2012, u rrit me 66 vite e 3 muaj nga 1 janar 2013, aktualisht është 66 vite e 7 muaj ku në vitin 2018, barazohet dhe mosha e grave me 66 vite e 7 muaj. Nisur sa më lart, për përfitimin e pensionit, aktualisht janë dy mënyra llogaritjesh. Punonjësit të siguruar deri në datën 31. 12. 1995, të cilët kanë të drejtë të daljes në pension në qoftë se mund të plotësojnë të paktën 20 vjet kontribute (1040 kontributet javore) dhe punonjësit e siguruar pas datës 31. 12. 1995, të cilët kanë të drejtën e daljes në pension në qoftë se ata mund të kenë jo më pak se 5 vjet e kontribute (260 javë), të cilët e përfitojnë pensionin në moshën 70 vjeç e 3 muaj; Po kështu për pensionin e invaliditetit, e përfitojnë punonjësit që rezultojnë me paaftësi të përhershme për të kryer ndonjë punë për shkak të një sëmundjes apo defekt fizike ose mendor me humbje e mbi 74 % të aftësisë për pune, të cilët duhet të kenë jo më pak se 260 javë (pesë vjet kontribute ) nga të cilat 156 javë (tre vite kontribute) në pesë vitet që i paraprinë datës se paraqitjes së aplikimit. 

Pensionet për emigrantët e riatdhesuar nga Italia në Shqipëri. 
Para hyrjes në fuqi të Ligjit Bossi-Fini (Ligj 189/2002), për punonjësit e kthyer nga vendet jo anëtarë-të BE-së me riatdhesimin e tyre, nëse do të ishin me dokumentacion të rregullta, me kthimin përfundimtar të tyre para datës 10 shtator 2002 – pavarësisht mungesës së marrëveshjeve reciproke ndërmjet Italisë dhe vendit të tyre, ata kishin të drejtën për të marrë një rimbursim të kontributeve të paguara deri në atë kohë (Ligji 335/1995 neni 3, paragrafi 13). Në këtë mënyrë para hyrjes në fuqi të ligjit Bossi – Fini, emigrantëve shqiptarë të riatdhesuar dhe të gjithë ekstra-komunitarëve që kishin punuar në Itali me dokumentacion të rregullt, u kthehesh e gjithë shuma e kontributeve të paguara, duke shlyer në këtë mënyrë detyrimin e shtetit italian kundrejt këtyre personave. Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit Bossi – Fini, ndryshoi dhe trajtimi i emigrantëve të riatdhesuar, tani jo më me kthimin e shumës së kontributeve të paguara, por në disa favore për përfitimin e pensioneve të pleqërisë dhe familjare. Në rast riatdhesimi përfundimtar, punonjësi ekstrakomunitar me kontratë të ndryshme nga ajo sezonale, gëzon të drejtën për përfitimin nga sigurimet shoqërore, të maturuar në Itali dhe përfiton të tilla të drejta, edhe kur nuk ekziston një marrëveshje reciproke me vendin e origjinës ( bazuar në Ligjin Bossi – Fini, 18 paragrafi 13 i Ligjit 30 korrik 2002). 
Dokumentacioni i kërkuar për të marrë statusin e të riatdhesuarit:
• Vërtetim nga njësia vendore e pushtetit lokal të zonës, ku të përmbajë datën e saktë të hyrjes përfundimtare në atdhe, si dhe adresën aktuale të tij. 
• Fotokopje të pasaportës, duke përfshirë dhe faqen ku ndodhet vula e fundit e kthimit në Shqipëri. 
• Vërtetim nga organet kompetente (Drejtoritë E Tatimeve), në atdhe që kanë ndërprerë aktivitetin e punës. 
• Dokumenti i çregjistrimit nga komuna, ku emigranti ka qenë banues në Itali. 
Për pensionet e pleqërisë për të riatdhesuarit
Për përfitimin e pensioneve të pleqërisë, duhet të dallojmë dy raste, sipas së cilëve, pensioni llogaritet me sistemin kontributiv apo me sistemin retributiv (me pagat). 
1. Në rastin e parë, punonjësit ekstrakomunitarë, të punësuar mbas 1 janarit 1996, mund të përfshihen për pension pleqërie në rast riatdhesimi, të llogaritura me sistemin kontributiv, me plotësimin e 66 viteve e 7 muaj ( është bërë shtesa me koeficientin e jetëgjatësisë), edhe nëse nuk kanë plotësuar kërkesat e parashikuara, pra edhe nëse nuk kanë plotësuar 20 vite kontribute. Kjo kategori emigrantësh mund të përfitojë pension Italian edhe kur ka një vjetërsi kontributive, jo më pak se pesë vite. 
2. Në rastin e dytë, punonjësit ekstrakomunitarë, të punësuar para periudhës 01. 01. 1996, mund të përfshihen, në rast riatdhesimi, me pension pleqërie, të llogaritur me sistemin retributiv, ose të përbërë, vetëm kur plotësojnë 66 vjeç e 7 muaj, (është bërë shtesa me koeficientin e jetëgjatësisë) si për burrat, ashtu dhe për gratë, vetëm kur plotësojnë jo më pak se 20 vite kontribute. 
Dilema e emigrantëve për këtë përfitim
Për përfitimin e pensionit, si të riatdhesuar është si kusht që këta emigrantë të jenë kthyer përfundimisht në Shqipëri, duke lënë rezidencën në Itali, ashtu dhe lejen e qëndrimit. Por duke qenë se kemi të bëjmë me mosha të vjetra, nisur nga diferencat e mëdha të shërbimit shëndetësor në Itali dhe Shqipëri, shpesh emigrantët e refuzojnë këtë përfitim, duke mbajtur lidhjet me Italinë vetëm për arsyet e mësipërme. 
Pensionet familjare për të riatdhesuarit 
Në rast vdekjeje, pasi të kenë plotësuar 66 vjeç e 7 muaj, lind e drejta për pensione familjar, nëse familjarët kanë kushtet e përcaktuara me gjeneralitetet e punëtorit. Kjo nuk zbatohet në rastin kur vdekja ndodh para moshës 66 vjeç e 7 muaj. Kërkesa e aplikimit mund të kryhet nëpërmjet përdorimit të modulit AP 50, në faqen e internetit të ‘INPS në adresë “Sezione Moduli”, dhe i drejtohet “Direzione Provinciale Inps Perugia”. Moduli mund të transmetohen në internet, ose të shkarkohet në formatin PDF dhe dërgohet drejtpërdrejt, ose nëpërmjet një prej patronateve. 
Të interesuarit duhet të aplikojnë përmes kanaleve të mëposhtme:
• Web: Duke e bërë përdorimin e shërbimeve telematike arritshme direkt nga qytetari përmes pin pajisjes nëpërmjet portalit të Institutit, www. inps. it servizi On-line – Servizi per il cittadino – 
• Telefon: Duke kërkuar Qendrën e Kontaktit të integruar në numrin 803164 falas, ose nga një numër celular nga 06. 164. 164, i autorizuar për të marrë pretendimet për përfitime dhe shërbime dhe për të përmbushur nevojat e atyre që nuk kanë aftësitë e nevojshme apo mundësi për ndërveprim me INPS nëpërmjet kompjuterit;
• Institucionet dhe ndërmjetësuesit e autorizuar, si Patronatet, të cilat ofrojnë për qytetarët shërbimet e nevojshme telematike, falas. 
Për modularin që duhet plotësuar është linku; http://www. inps. it/portale/default. aspx?imenu=107&formspalladestramodulistica=true&sricerca=ap50
Patronati INAS ALBANIA, për emigrantët që përmbushin kushtet e mësipërme ofron asistencë dhe ndihmë për të gjitha procedurat, pa asnjë pagesë. 
Sigal