“Na dhunuan”, Berisha mesazh Ramës: Po merr peng PD-në, ke bërë një gabim të tmerrshëm, do përgjigjesh!

204
Sigal

Berisha: Beteja vazhdon. Më të vendosur se kurrë. Kjo ditë fakton se kauza jonë është një kauzë për të gjithë shqiptarët. Ndaj dhe ne…Shteti dhe Basha janë e njëjta gjë. Edi Rama mendon të marrë peng selinë e PD-së. Ne i themi se ke bërë gabim të tmerrshëm dhe do të përgjigjesh. Nuk është fundi i protestave. Nuk ndalet më kurrë, gjer në realizimin e tij. Se ku do qëndrojë do jeni dhe ju në dijeni. Selia është uzurpuar nga shteti, ajo nuk është shtëpi e Edi Ramës. Ne jemi kundër dhunës, ne nuk përdorëm dhunë. Ne u dhunuam nga të gjitha anët.