54 vjeçari u gjet i pajetë në rrugën Tiranë-Ndroq, dyshohet se u përplas nga një mjet

289
Sigal

Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Tiranë-Ndroq ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja pas aksidentit.

Policia po vijon punën për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.04.2021, në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh, është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç.

Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.