Mungesë dokumentacioni/ IKMT kalon në “sitë” dhe gjobit 5 gurore në Berat e Ura Vajgurore

369
Sigal

IKMT ka ushtruar kontroll në guroret në zonën e Beratit dhe në Urën Vajgurore.

Gjatë këtij kontrolli u konstatua mungesë dokumentacioni gjatë ushtrimit të veprimtarisë së prodhimit dhe përpunimit të gurit, në 5 subjekte.

Ndaj këtyre subjekteve IKMT mori masë administrative me gjobë 1 milion lekë secili, për shkeljet e kryera.

IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.