Shqipëria ka prodhuar mbi 1000 ton hashash

1065
Arjan ZADRIMA
Raporti i të huajve: Në 100 hektarë prodhohen 10 ton drogë, po në 10, 20-30 mijë hektarë të mbjella? 
Krimi masiv i fshehur nga ish-ministri Saimir Tahiri ka dalë sheshit, por vazhdon të mohohet edhe prej kryeministrit Rama
Janë bërë qesharake e të përditshme, qëndrimet e kryeministrit Edi Rama dhe të “tellallëve” të tij deputetë, ministra, analistë e “lajmexhinj” të “prenotuar” prej kupolës së “Rilindjes”, në lidhje me mohimin e faktit që droga është bima (kultura) kryesore bujqësore masive. Në 3 vitet e fundit, droga që u “shkul” nga Lazarati po vazhdon të mbillet e kultivohet në afro 90% të territorit kodrinor, malor e madje edhe fushor të vendit, në sera, oborre shtëpie, tarraca, tunele etj., nën patronazhin e policisë, nën “hundën” e së cilës përpunohet, magazinohet, paketohet e shitet në tregun e vendas dhe atë të huaj, nëpërmjet rrjetit të trafikut shqiptaro-ndërkombëtar, duke u lejuar të kaloj nga kufiri detar, tokësor e ajror, deri edhe me avion të posaçëm transporti, me “portë” kryesore Italinë e Greqinë! Jo hetimi prej policisë shqiptare, por denoncimi i “konkurrentëve” të drogës, zbuloi 12 ton hashash të përpunuar e magazinuar në depot e Rezervave Shtetërore në fshatin Pagri të Përmetit, të bërë gati për shitje! Kujtojmë, që ndërmarrjet e Rezervave të Shtetit, janë në administrim e në pronësi të Ministrisë së Brendshme, por ja që çelësat e tyre i mbanin në dorë kultivuesit, magazinuesit dhe tregtarët e drogës, të cilët i kishin kthyer “Depo të Rezervave Shtetërore të Drogës”. 
Flota ajrore policore italiane zbuloi 10 mijë hektarë me drogë, ish-ministri Tahiri e bllokoi vrojtimin
ajrore italiane zbuloi Se cilat struktura të Ministrisë e Brendshme ua kishin lënë në dorë këto magazina në fshatin Pagri, kjo nuk dihet, por dihet fakti që ato ishin të mbushura me 12 ton drogë e që siç thuhet nga burimet e “Telegraf”, ky ka qenë prodhim i këtij viti dhe sasitë e para të ardhura nga plantacionet dhe grumbullimet në tregun e lirë të drogës me shumicë, tamam si grumbullimi i bimëve medicinale, që bëhet lirshëm ne mes të fshatit, qytetit e pazarit të Këlcyrës! Kjo sasi droge, provon faktin që Shqipëria është mbuluar me drogë. Mjafton shifra 10 ton sasi droge për 100 hektarë në një fshat tepër malor, për të nxjerr bilancin e prodhimit total të mundshëm të drogës në krejt territorin e Shqipërisë. Sipas informacioneve që kanë siguruar shërbimet policore italiane të flotës ajrore “Guardia di Fiananza”, rezulton se vetëm në 4 ditë vrojtime nga ajri janë zbuluar 10 mijë hektarë sipërfaqe të mbjella me drogë. kaq e kishte veprimtarinë vrojtuese flota ajrore “Guardia di Finanza” italaine, mbasi ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duke parë përmasat reale që po raportonte policia italiane e ndaloi këtë vrojtim, nën justifikimin fals, se gjoja “do ta kryente vetë policia shqiptare”. Shtrohet pyetja: Kur në 100 hektarë prodhohen 10 ton drogë, po në 10 mijë hektarë sa ton drogë prodhohen? Llogaria është e thjeshtë. Kjo llogari mohohet dhe tentohet të mbahet e fshehtë prej kupolës së “Rilindjes”, për t’iu shmangur akuzave që miliardat e siguruara prej shitjes së drogës do të përdoren për riciklimin e pushtetit më 18 qershor 2017. Gjithë bota e di, që Shqipëria është mbjellë e gjitha me drogë, ku populli rraskapitet si argat i kupolës së “Rilindjes” që lejon, zhvillon, mbron e menaxhon këtë biznes të fuqishëm krimi. 
Ambasadori i OSBE: Janë prodhuar 1000 ton drogë, me 2 miliardë euro të ardhura që do përdoren për vota pushteti
“Me prodhimin e paligjshëm të kanabisit me përmasa fenomenale shoqëria përballet me probleme të ndryshme. Një fermer, që prodhon kanabis, nga sigurohet që fëmijët e tij nuk e pinë?! Çfarë ndodh nëse fermerin e kapin dhe shkon në burg?! Është një spirale që ka përfunduar keq. I takon njerëzve të vendosin, nëse për më shumë apo më pak para të japë tokën për kanabisin, por ka një rrezik të madh ama. Një tjetër aspekt është fluksi i parave të pista në zgjedhje . Edhe ky është një risk i madh. Kanabisi prodhohet në Shqipëri që në fillim të viteve në 1990. Në 2013 Guardia di Financa përllogariti që prodhimi ishte 1 mijë ton, vlera bruto e të cilëve shkonte më shumë se 2 miliardë euro. Po të marrim shifrat e publikuara nga ministria e Brendshme për plantacionet e shkatërruara, duket që mbjelljet kanë qenë më të mëdha se në 2013. Jo gjithçka është kapur sepse çdo javë dëgjohet se janë kapur ngarkesa. Kjo do të thotë se qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston risku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë. Të gjitha këto janë rreziqe të mëdha. Prandaj ne jemi pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të shmangur apo më saktë për të limituar sa më shumë blerjen e votave. Plani pozitiv është se pavarësisht për një kohë të gjatë prodhimi i kanabisit nuk ka qenë një shqetësim i madh për qeverinë e opozitën, tani është bërë shqetësim për të dyja palët. Kjo është pozitive. Dhe shoqëria po ndërgjegjësohet për këtë risk të madh që i kanoset Shqipërisë. Besoj se kjo tregon mënyrën si mund të ecet përpara. Ne po mbështesim qeverinë në hartimin e një strategjie kombëtare kundër kanabisit. Ka elemente shumë pozitivë që i kam parë. Nuk është publikuar ende dhe nuk mund të gjykoj për gjithë përmbajtjen” 

Kryeprokurori i Antimafias Italiane, Franco Roberti: Rekord trafiku i drogës nga Shqipëria, policia duhet të veprojë
Në një intervistë për “La Repubblica”, Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias e Antiterrorizmit italian Franco Roberti është shprehur: Pas amerikano-jugorëve, shqiptarët janë komisionarët më të mirë të drogave të lehta në botë. Në Foxhia ekziston një mafia e vërtetë që merret me trafikun e drogës, e grabitjet me armë. Foxhanët janë liderët e trafikut të lëndëve narkotike në Itali, falë raportit të privilegjuar që kanë me shqiptarët, të cilët pas amerikano-jugorëve që janë të parët, janë komisionarët me të mirë të drogave të lehta në botë. Jo më kot javën e kaluar isha për vizitë në Shqipëri i shoqëruar me prokurorin e Barit Giuseppe Volpe i cili po drejton një luftë të shkëlqyer kundër aktivitetit te grupeve kriminale në Foxhia si dhe me prokurorin e Leçes e Katanzaros, Nicola Gratteri. Nga autoritetet shqiptare, tha ai, kërkuam vigjilencë më të madhe e një shkëmbim informacioni më të shtrënguar, pasi nga ky trafik rrjedhin para të mëdha që më pas investohen në ekonominë legale, në rajonin e Puglias dhe në Itali”

Fakt nga fluksi i trafikut të drogës

Ministri Xhafa “në gjunjë” para Policisë Italiane: Na ndihmoni, se po na mbyt droga!
Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, priti një delegacion të kryesuar nga Gjeneral Gennaro Capoluongo, Drejtor i Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane, Zv/Drejtorin e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane, Kolonel Sandro De Angelis, Drejtuesin e Zyrës Ndërlidhëse “INTERFORZE”, z. Giovanni Conti si dhe Drejtuesin e Misionit “PAMECA IV”, z. Giorgio Butini. Ministri Xhafaj, parashtroi prioritetet e detyrës së tij si dhe falënderoi palën italiane, për kontributin e vazhdueshëm që jep për vendin tonë, veçanërisht mbështetjen ndaj strukturave të Policisë së Shtetit, në luftën kundër krimit të organizuar. Gjeneral Capoluongo, vlerësoi pozitivisht prioritetin anti-drogë që kërkon të realizoj nëpërmjet policisë dhe shërbimeve të specializuara anti-trafik të Policisë Italiane, duke theksuar se Italia do ta mbështesë Shqipërinë, në çdo hap dhe me të gjitha mjetet e nevojshme për përmbushjen e angazhimeve, të cilat janë me interes të përbashkët në luftën kundër trafikut të drogës. Ministri Xhafaj, theksoi nevojën urgjente të nisjes së operacioneve të përbashkëta në luftën kundër kultivimit të kanabisit në të gjithë territorin e Shqipërisë si dhe për goditjen e grupeve kriminale në këtë fazë. Ajo që nuk u publikua nga takimi i ministrit Xhafaj me krerët e lartë të Policisë Italiane, ishte fakti që ministri Xhaja, u “ul në gjunjë” përpara misioneve policore fqinje, me lutjen për të ndalur trafiqet e drogës shqiptare dhe për të vijuar misionin për zbulimin e parcelave të mbjella dhe bazave të grumbullim, përpunimit e shitjes së drogës. Kjo lutje e Xhajat, ka lidhje me faktin që përditë në ujërat, brigjet dhe tragetet në Itali, zbulohen e kapen ngarkesa gomonesh, automjetesh, kontejnerësh dhe çantash të mbushura me drogë shqiptare. 
SHIFRA ZYRTARE

Ja se si e pranon kryeministri Rama, shtimin e drogës së mbjellë e të trafikuar
VKM nr. 248, datë 29.3.2017 “Për miratimin e Planit të Veprimit kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit 2017–2020”
1. Në vitin 2015, janë identifikuar dhe asgjësuar rreth 797 mijë bimë narkotike kanabis sativa ose 31% më shumë se gjatë vitit 2014. 
2. Në vitin 2016, janë identifikuar dhe asgjësuar rreth 2.5 milionë bimë narkotike, ose 3 herë më shumë se gjatë vitit 2015. 
3. Në vitin 2015 është kapur një sasi prej rreth 11.352 kg dhe në vitin 2016 një sasi prej rreth 30,014 kg marijuanë. 
4. Në periudhën 2015–2016, strukturat ligj-zbatuese kanë evidentuar 2,869 raste kultivimi të bimëve narkotike, 
5. Në periudhën 2015–2016, strukturat ligj-zbatuese, kanë identifikuar dhe asgjësuar rreth 3.3 milionë bimë narkotike
Sigal