Moti mban pezull pushimet, ja çfarë parashikohet nesër

667
Sigal

IGJEUM sjell parashikimin e motit për ditën e sotme dhe te nesërme. Pasditen e sotme (e martë, dt.17) priten reshje të dobëta në pothuaj të gjithë qarqet. Reshjet pritet të arrijnë deri në lokalisht mesatare në qarqet Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatës (shoqëruar me rrufe, breshër dhe erë të fortë momentale). Kjo mundësi pritet të jetë më e lartë në qarqet jugore, veçanërisht në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

Nesër (e mërkurë, dt.17) nuk priten reshje.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 20 / 28 °C në vendet e ulëta: 17 / 31 °C në vendet malore: 12 / 20 °C ERA Sot pasdite (e martë, dt.16) dhe nesër (e mërkurë, dt.17) era pritet të fryjë mesatare dhe e fortë gjatë ditës së sotme veçanërisht në qarqet veriore dhe gjatë ditës së nesërme edhe në qarqet bregdetare dhe jugore.