“35 milion lekë për rinovimin e shtëpisë së Enver Hoxhës”, reagon Demalia: Asnjë lek për banesën e Poetit Kombëtar At Gjergj Fishtës

591
Sigal

Analisti Ilir demalia ka reaguar në rrjetet sociale duku quajtur turp dhe marre rivovimin prej 35 milionë lekësh të shtëpisë së Enver Hoxhës në Gjirokastër ndërkohë që për shtëpinë e Poetit Kombëtar At Gjergj Fishta nuk gjendet asnjë lek nga qeveria.

Ndërgjegja kombëtare është e fikun!,Kombi është në rrezik! -shrehet ndër të tjera Demalia.

Japostimi i tij i plotë:

Rilindja e Ramë-Veli-Spiropalit, ka dhënë 35 milion për rinovimin e shtëpisë së shokut Enver Hoxha në Gjirokastër.
Për shtëpinë e Poetit Kombëtar At Gjergj Fishta, nuk gjindet një lek, as nga qeveriu, as nga biznesmenët xhahila dhe hajdutë në bashkëpunim me qeveriun, as nga diaspora që të gjithë heshtin, ose bëjnë sikur nuk shikojnë, por këndojnë në dasma e stadium si bagëti, O sa mirë me qenë shqiptar!

Turpi e marrja ka kaluar çdo kufi !
Ndërgjegja kombëtare është e fikun!
Kombi është në rrezik!

At Fishta kishte parshikuar gjithçka si për gjithçka kur pati shkruajtur:

Ju rrugaça, shakllabana,
Rriqna të ndyet e mikroba të këqinj,
Që të mjerës moj Shqypni,
Kthellë i keni hy n’mushkni,
Edhe gjakun tu’j ja pi
Jo me hinka por me sahana.