Moti i keq/ Vlora zgjohet e përmbytur, makinat kalojnë me vështirësi

311
Sigal

Moti i keq në vend ka shkaktuar përmbytje të shumta në disa qytete të vendit.

Qyteti i Vlorës është zgjuar mëngjesin e sotëm me reshje shiu të rëna me intensitet të lartë kanë sjellë problematika në rrugë duke përmbytur disa nga akset rrugore.

Lungomare, zona te Albano dhe Romina , zona te Biblioteka janë disa nga zonat nën pushtetin e shiut mbrëmjen e së dielës.

Disa automjete kanë pësuar defekte në momentin që kanë tentuar të kalojnë rrugën.

Vështirësi kanë hasur dhe kalimtarët pasi trotuaret ishin përmbytur nga uji.