Del nga shtrati përroi i Lënxës në Gjirokastër, bllokohet nga rënia e gurëve aksi Kolonjë-Golem

240
Sigal

Moti i keq përgjatë natës ka krijuar probleme në Bashkinë e Gjirokastrës.

Gjatë natës së kaluar ka dalë nga shtrati përroi i Lënxës, në fshatin Lazarat, duke krijuar kështu probleme me qarkullimin e njerëzve dhe makinave që lidhin dy lagjet kryesore të këtij fshati.

Punonjësit e Ndërmarrjes e Shërbimeve kanë punuar me skrap për të hequr inertet që kishin uzurpuar rrugën dhe tanimë situata duket më e normalizuar.

Problematike qëndron situata në aksin rural Kolonjë-Golem, ku inertet e rëna nga lartësitë si pasojë e shirave kanë krijuar bllokimin e rrugës. Momentalisht, banorët e Golemit gjenden të izoluar nga pjesa tjetër e vendit si rrjedhojë e kësaj situate.