“Bankers”, 40 milionë USD paga dhe dieta, 200 milionë në drejtim të paditur

470
Raporti i kompanisë shtetërore pohon se ndaj kësaj kompanie nuk ka pasur asnjë kontroll shtetëror, ndërsa në fund të vitit 2013 i janë gjetur më shumë se 200 milionë dollarë shpenzime të panjohura. Burimet nga ky raport pohojnë se vetëm shpenzimet për paga e dieta për punonjësit e huaj të kompanisë shkojnë deri në 40 milionë dollarë në vit
“Bankers” nuk ka kundërshtarë vetëm banorët e zonës në Marinzë dhe Patos, specialistët, por edhe një shoqëri shtetërore “Albetropl”, që një prej detyrave kryesore të saj është edhe monitorimi i marrëveshjeve hidrokarbure. Pas prononcimit të disahershëm të drejtuesve të huaj apo shqiptarë të “Bankers” se kjo kompani ka dalë me humbje, kompania me kapital shtetëror “Albetrol” ka përgatitur një raport të plotë dhe të hollësishëm që përveç “Bankers” i është çuar edhe ministrit të linjës, Gjinknuri, Kryeministrit Rama, disa deputetëve të qarkut të Fierit, por që i kanë bërë publike edhe për mediat e interesuara. Megjithëse nga dërgimi i raportit të “Albetrol” e deri në marrjen e përgjigjes përfundimtare nga kompania kandaeze do të duhen 4 muaj, burimet të besueshme nga kjo drejtori me kapital shtetëror bëjnë me dije se të dhënat e tyre janë krejt ndryshe nga ato të pretenduara prej “Bankers”. 
Pretendimi i “Bankers”
Kështu “Bankers” pretendon se nga shpenzimet e kryera ka ende edhe rreth 125 milionë dollarë për të rikuperuar, në të vërtetë sipas raporti të “Albetrol” bilanci i vitit 2004 të kësaj kompanie rezulton me fitim. Edhe pretendimi i “Bankers” se ka pasur humbje vitë me parë për shkak të pagimit të rentës minerare, në raportin e “Albetrol” del se kjo rentë është kompesuar në masën 90 për qind na buxheti i shtetit. Burime zyrtare të “Albpetrol” sqaruan për mediat se “Ky pretendim nuk qëndron pasi me VKM 251 datë 12.03.2009 kompania ‘Bankers’ është kompensuar për 90% të rentës minerare. Pra kjo pjesë është kompensuar direkt nga qeveria Berisha duke hequr pjesën e AKBN, e cila në ato momente përfitonte 9% të prodhimit total”. Ky pohim i drejtuesve kryesorë të “Albetrol” vërtetohet edhe me aktin përkatës të publikuar në fletore zyrtare ekstra, në gusht 2010.
Raporti konfidencial
Raporti konfidencial i “Albetrol” (themi konfidencial sepse ai do të bëhet publik në fund të prillit pasi të merret edhe vërejtjet nga kompania kanadeze) e ka shtrirë kontrollin e tij jo vetëm në vitin 2014, por edhe në 2013. Nga raporti rezulton se shumë prej shpenzime të deklaruara nga kompania nuk justifikohen. Gjithashtu kjo kompani nuk ka pranuar të vërë dokumentet provuese në dispozicion grupit të auditit të “Albpetrol”. Që nga fillimi i veprimtarisë së “Bankers” deri në viti 2013, “Albpetrol” i ka njohur asaj të gjitha shpenzimet e deklaruara. Raporti i kompanisë shtëtërore pohon se ndaj kësaj kompanie nuk ka pasur asnjë kontroll shtetëror, ndërsa në fund të vitit 2013 i janë gjetur më shumë se 200 milionë dollarë shpenzime të panjohura. Burimet nga ky raport pohojnë se vetëm shpenzimet për paga e dieta për punonjësit e huaj të kompanisë janë rreth 40 milionë dollarë në vit.
Mosnjohja e shpenzimeve e nxjerr “Bankers” me fitim në 2014
Mosnjohja e shpenzimeve të pretenduara nga “Bankers” do të sjellë sjell automatikisht ri-llogaritjen e tyre shpenzimeve dhe si pasojë, nëse raporti final i auditit nuk ndryshon nga raporti paraprak, shoqëria në fjalë do të rezultojë me fitim gjatë vitit 2014, pohojnë specialistët e hidrokarbureve. Auditet qe ushtron AKBN dhe “Albpetrol” nuk janë të të njëjtit tip me auditet e ushtruara nga aksionaret apo shoqëritë audituese. Ata auditojnë nëse një shpenzim i kryer kualifikohet apo jo si kosto hidrokarbure. Pra një shpenzim mund të jetë kryer në përputhje me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit, por nuk është një shpenzim që lidhet me operacionet hidrokarbure në vendburimin Patos – Marinëz dhe si i tillë nuk kualifikohet në kostot hidrokarbure dhe nuk përfshihet në rezultatin financiar dhe llogaritjen e fitimit që shoqëria duhet të ndajë 50/50 për qind me shtetin shqiptar.
Avokati i Popullit viziton banorët e dëmtuar nga kompania kanadeze
Totozani në Marinzë: Po mbledhim të dhëna për ngjarjen e rëndë!
Avokati i Popullit Igli Totozani ka vizituar ditën e djeshme banorët e Marinzës pas shpërthimit të dy puseve të naftës dhe tronditjeve tw nbjwpasnjwshme qw ka pasur kohw mw parw nw kwtw zonw naftwmbajtwse dhe me pasuri hidrokarbuiresh. Totozani bëri gjithashtu një vizitë edhe në ambulancën e qytetwzws sw Marinzës. Totozani theksoi se institucioni që ai drejton po mbledh të dhëna për ngjarjen e rëndë. Si edhe për raste të tjera emergjente, Avokati i Popullit ka qëndruar pranë njerëzve për të mësuar më shumë rreth shqetësimeve që ata kanë për strukturat vendore dhe qendrore, për masat që janë marrë në përmirësimin e situatës. “Na intereson që hetimi i plotw të nxjerrë nëse mund të jetohet në Marinzë. Ne na intereson jeta e sigurt për banorët”, u shpreh Totozani. Më tej ai theksoi se institucionet nuk duhet të shkelin të drejtën e informimit dhe se medias dhe qytetarëve nuk duhet t’u mohohet informacioni. Zoti Totozani tha se pranë insittucionit që ai drejton kanë ardhur mjaft letra, denoncime dhe peticione jo vetëm nga zona e Patos-Marinzës, por edhe nga fshatra të tjera rreth tyre që kanë një sërë problemesh ende të pazgjidhura. Ai apeloi për më shumë kujdes dhe për veprime më të shpejta si nga strukturat bashkiake dhe komunare që veprojnë në këtë zonë, ashtu edhe nga ministri përkatës Damian Gjiknuri. 
Sigal