Moti i keq pengon tragetin të ankorohet në portin e Vlorës, 129 pasagjerë mbeten në det

213
Sigal

Për shkak të motit të keq, trageti i ardhur nga Brindisi nuk ka mundur të ankorohet në portin e Vlorës.

Era e fortë dhe dallgët penguan ankorimin e mjetit lundrues në port, duke e detyruar

të presë litarët dhe të dalë në det të hapur, duke bërë që pasagjerët të mbeten në mes të detit.

Probleme gjithashtu ka pasur edhe me molin e varkave. Disa varka të vogla e gomone janë fundosur por nuk ka pasur persona të lënduar, pasi mjetet lundruese kanë qenë të ankoruara.