Moti i keq, OSHEE: 1500 punonjës në terren për riparimin e defekteve

551
Sigal

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po
ndjek me vëmendje situatën e krijuar nga moti i keq me reshje shiu e erë që ka
përfshirë vendin tonë.

Sipas informacionit të
orës 10:00, i përcjellë nga dispeceritë rajonale në 11 drejtoritë rajonale të
OSHEE në vend, mësohet se zonat më të prekura nga defektet gjatë natës kanë
qenë Vlora, Tirana e Durrësi.

OSHEE ka angazhuar në
terren rreth 1500 punonjës të organizuar në grupe që po riparojnë defektet e
shkaktuara nga moti i keq.

Të gjithë hidrovoret
janë në punë dhe furnizohen normalisht me energji

Theksojmë se janë marrë
masa për furnizimin me energji të institucioneve të rëndësisë së vecantë, sic
janë spitalet.

Në burimet e furnizimit
me energji elektrike që janë nënstacionet 110/35/20/10/6kV dhe linjat TL 35kV
ka difekt nenstacioni Vojnikë në rajonin e veriut.

Numri i fiderave me
defekt është 39 ndërsa janë shfaqur probleme në degëzimet e disa fiderave që
mbulojnë me energji kryesisht zonat e thella rurale.

Grupet e gadishmerisë
së OSHEE-së janë duke riparuar këto segmente të rrjetit të dëmtuara gjatë natës
nga reshjet e shiut dhe stuhia e erës.

Raoortohet për rrëzime
të shtyllave, këputje të përcjellesave apo dëmtime të traversave.

Rajonet me mungesë
energjie

Rajoni Tiranë: Qereke
(pjesërisht), Tapizë, Pompat Tapizë,

Gjithashtu per arsye
remonti në linjën e TM eshte stakuar fideri 7/Ibë qe mbulon zonen pjeserisht
Ibe. Valias pjeserisht, Kamez pjeserisht, Preze, Pjeserisht, Peze Pjeserisht,
Zall Bastar , Mullet.

Rajoni Durres : zonat
Rashbull, Lagjet: SMT, Pallati Hark, Bakushe Visha, Tregtia, Hekurudha, Hasan
ne Qytet Kruje; Rade, Kanapraraj, Ferme Sukth, Karpen, Manskuri, Sektor Rinia,
Maminas

Rajoni Berat: Mertish,
Hysgjokaj ne Lushnje.

Rajoni Shkoder:
Pjeserisht qytet Shkoder, Zues, Berdice, Zagore, Kuc, rrenc pjeserisht,
Shenkoll Tale, Iballe, Zejmen, Vau Dejes pjeserisht.

Rajoni Elbasan : Komuna
Labinot

Rajoni Burrel:
Autostrada, Fushe Gjorm Pjeserisht, Zhej Vogel Pjeserisht, Fshat Laç
Pjeserisht; Gjorme; Komsi

Rajoni Korce: Komuna
Liqenas

Rajoni Gjirokaster :
Pjeserisht Lazarat, Buz/Tepelene

Rajoni Vlore: Amonice,
Kocul, Kallarat, Radhime, Brataj, Babice Gorisht, Himare