Përplasja me tregtarët e duhanit: Pezullohet nga detyra shefi i Krimit Ekonomik Pjerin Lazri

537
Sigal

 

Pezullohet nga detyra oficeri i policisë
Pjerin Lazri një ditë pasi gjatë përplasjeve me tregtarët e duhanit shfaqet
duke nxjerr pistoletën.

 

Me kërkesë të prokurorisë Gjykata
ka vendosur masën e pezullimit nga detyra. Ai mbante postin e shefit të krimit
ekonomik në Policinë e Shkodrës.

Situata u rëndua kur inspektorët
tentuan te largohen me duhanin e sekuestruar. Fermerët hapen me forcë mjetin dhe
e sulmuan me mjete rrethanore.

Po sot katër tregtarë të duhanit
u arrestuan pasi u përfshinë në përplasjen fizike me punonjësit e
antikondrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Shkodër gjatë
operacionit të djeshëm.

Përmes një deklarate për shtyp
policia informoi sot se punonjësit e antikondrabandës në Drejtorinë e
Përgjithshme të Doganave, Shkodër po zbatonin plan operacionin në mbështetje
dhe nga shërbimet e Sektorit të Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P-Shkodër,
me qëllim goditjen e kontrabandës me mallra që paguhet akcizë.