Moti i keq në vend/ Përmbytje dhe rënie inertesh në rrugën Lezhë-Milot, vështirësohet qarkullimi. Reshjet e dendura rrisin prurjet e lumenjve

31
Sigal

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së sotme (12 nëntor), kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Lezhë-Milot.

Vërshimi i ujërave nga mali kanë sjellë përmbytje të rrugës në një gjatësi prej 50 metrash në afërsi të fshatit Tresh.

Mësohet se kjo situatë ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve, pasi ujërat në këtë pikë kanë sjellë dhe inerte në rrugë.

Ndërkohë, po gjatë ditës së sotme sipas News24, rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat kanë sjell dhe shtim të prurjeve në lumenjtë Drin, Mat dhe Gjadër, por pa krijuar probleme.