Moti i keq/ Hapet portat e HEC-it të Vaut të Dejës, priten përmbytje

292
Sigal

Janë hapur portat e HEC-it të Vaut të Dejës. Reshjet e shiut i kanë shtuar prurjet shumë në liqenet duke sjellë edhe rritje të nivelit.

Pasditen e sotme është vendosur që të hapet një portë e HEC-it të Vaut të Dejës dhe është hapur gjithashtu edhe tuneli, duke futur në ultësirën e Shkodrës mijëra litra ujë në sekondë.Pritet që përmbytjet të shtohen brenda disa orësh dhe niveli i ujit të rritet në të gjithë Shkodrën.